Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dezinformon Vuçiq: Prishtina nuk do dialog, qëllimi është dëbimi i serbëve nga Kosova

The Geopost September 19, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dezinformuar se Kosova po e refuzon dialogun në Bruksel dhe se qëllimi i saj është dëbimi i serbëve nga Kosova.

Çka deklaroi Vuçiq?

Prishtina nuk do dialog dhe bisedë. Qëllimi i parë është dëbimi i serbëve dhe shkatërrimi i popullit serb në Kosovë. Nuk kemi pasur kurrë një dialog të vërtetë dhe një bisedë të vërtetë. Ata përdorën marifete për të fajësuar në çdo mënyrë Beogradin për çdo të keqe që ndodh në terren. Sigurisht një ideologji që ka qëllimet e veta, e para prej të cilave është dëbimi i serbëve dhe shkatërrimi i popullit serb në Kosovë. Kur nuk ke asgjë për të ofruar, nuk ke synime të tjera, atëherë është e qartë se do ta bësh. Ata nuk duan dialog dhe bisedime, thonë “ne jemi shtet sovran dhe nuk kemi çfarë të flasim”.

Analiza:

Vuçiq ka dezinformuar se Kosova nuk dëshiron dialog në Bruksel kur Qeveria e Kosovës ka kërkuar vazhdimisht që Marrëveshja Bazë të nënshkruhet nga të dyja palët dhe të zbatohet në tërësi ndërkaq ka qenë Serbia dhe presidenti serb që ka refuzuar të nënshkruajë atë. Serbia ka dërguar një letër në vendet anëtare të Bashkimit Evropian ku është tërhequr nga kjo marrëveshje që është arritur në Bruksel. Herën e fundit që Vuçiq iu referua ka qenë Petar Petkoviq që ka refuzuar një agjendë të propozuar nga Bashkimi Evropian për të diskutuar me palën e Kosovës të kryesuar nga Besnik Bislimi.

Gjithashtu Vuçiq vazhdon të dezinformojë se në Kosovë po dëbohen serbët dhe se institucionet e Kosovës kanë në qëllim spastrimin etnik. Kosova është përpjekur për integrimin e serbëve po shpesh ata manipulohen nga Beogradi zyrtar dhe grupet me të cilët ai frikëson dhe shantazhon qytetarët. Serbët dolën nga institucionet e Kosovës me urdhër të Vuçiqit. Policia e Kosovës shpesh raporton raste të djegieve të veturave dhe pronave të serbëve në veri që nuk ndjekin urdhrat e Listës Serbe e Beogradit.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Informer dezinformon për inkursionin e Ukrainës në Kursk: Ushtria e Zelenskyt u ndal, ai po hesht për humbjen
Next: Patriarku rus dezinformon për shfaqjen artistike në Ulpianë

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe 2 min read
  • Fact Checking

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe

The Geopost October 23, 2025
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.