Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dezinformon Moska: NATO po stërvitet për luftë me Rusinë

The Geopost March 11, 2024 2 min read
Share the news

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev ka bërë shpifjen e radhës nga Moska kundër forcave aleate të NATO-s dhe stërvitjeve të saj. Ai në një takim mbi çështjet e sigurisë kombëtare dezinformoi se stërvitjet e NATO-s “Steadfast Defender 2024” po bëhen për t’u përgatitur për luftë me Rusinë.

Çka tha Patrushev?

“Gjatë stërvitjeve të vazhdueshme të forcave të NATO-s në Evropë, po përpunohet një skenar i një konfrontimi të armatosur me Rusinë, i cili rrit tensionin dhe destabilizon situatën në botë. Aleanca po përgatitet për luftëra të reja. Stërvitjet e forcave të armatosura të përbashkëta të NATO-s në Evropë të quajtura ‘Steadfast Defender 2024’, gjatë të cilave po përpunohet skenari i një konfrontimi të armatosur me Rusinë, sigurisht që rrisin tensionin dhe destabilizojnë situatën në botë. Ka plane për të zgjeruar më tej praninë e NATO-s në rajonin e Azi-Paqësorit dhe në Arktik. Në vitin 2024, shpenzimet ushtarake të parashikuara nga vendet e NATO-s vazhdojnë të rriten, gjë që nënvizon edhe një herë agresivitetin në rritje të Aleancës”.

Analiza:

Deklaratat e Patrushev qartas janë propagandë e Rusisë meqënëse në të vërtetë qëndron krejt e kundërta e saj. Stërvitja “Steadfast Defender 24” bazohet në planet e reja të mbrojtjes të NATO-s dhe demonstron aftësinë e NATO-s për të vendosur forca me shpejtësi nga Amerika e Veriut dhe pjesë të tjera të Aleancës për të përforcuar mbrojtjen e Evropës. Pra, këto stërvitje bëhen për përforcimin e aftësive mbrojtëse të NATO-s dhe jo për sulm.

Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj përmes mjeteve politike dhe ushtarake. NATO promovon vlerat demokratike dhe u mundëson anëtarëve të konsultohen dhe të bashkëpunojnë për çështjet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë për të zgjidhur problemet, për të ndërtuar besimin dhe, në planin afatgjatë, për të parandaluar konfliktin./G. Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Top propagandat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas
Next: “RT Balkan” dezinformon për hyrjen e Finlandës në NATO

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe” 6 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”

The Geopost July 11, 2026
Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë” 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”

The Geopost July 7, 2026
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat 3 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

The Geopost May 19, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.