Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dezinformon eurodeputeti Geadi: Ka përpjekje sistematike për dëbimin dhe vrasjen e serbëve

The Geopost December 3, 2024 2 min read
Share the news

Eurodeputeti grek-çipriot, Geadis Geadi ka dezinformuar në Parlamentin Evropian gjatë fjalës së tij ku folëse ishte edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ku foli për sulmin terrorist në Kosovë në infrastrukturë kritike të ujit në Ibër Lepenc. Geadi ka thënë se ka shumë përpjekje që serbët të dëbohen dhe vriten.

Çka deklaroi ai?

“Duke marrë parasysh kam ca dyshime sa i përket kryerësve për shkak që ju keni dënuar Beogradin edhe pse Beogradi ka thënë se është i gatshëm për të identifikuar kryerësit. Serbia nuk ka ndonjë qëllim që të devijojë nga rrugëtimi i BE-së. Do të duhej të kishte një hetim të mirëfilltë. Duke parë që në rajon ka pasur përpjekje sistematike për të ndryshuar demografinë ashtu që serbët të përjashtohen, të vriten dhe në vend të deeaskalimit ajo që po duket se po ndodh është se gjërat po përshkallëzohen tutje. Dhe tash po dëgjojmë për Shqipërinë e Madhe dhe çfarë mendoni për ato trende që nuk çojnë drejt qetësimit të rajonit”.

Analiza:

Narrativa që ka përdorur eurodeputeti Geadi është kopjuar nga Serbia dhe liderët e saj që vazhdimisht thonë se Kosova ka në synim “spastrimin etnik” të serbëve dhe se gjoja ata po persekutohen.

Geadi dezinformon kur thotë se ka përpjekje të për ndryshim të demografisë dhe përjashtim e vrasje të serbëve. Asnjë raport ndërkombëtar nuk e evidenton një shkelje të tillë apo ndonjë tjetër karshi serbëve që jetojnë në Kosovë. Kushtetuta e saj është ndër më të avancuarat në Evropë për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave pavarësisht që janë në përqindje shumë të vogël dhe kjo gjë është parë dhe konstatuar edhe nga raporti i fundit i raportuesve të Këshillit të Evropës që qëndruan në Kosovë për të parë sa po respektohen të drejtat e pakicave.

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi iu bën thirrje serbëve për integrim brenda shoqërisë, policisë e ushtrisë. Beogradi ka qenë ai që përmes trysnisë, frikësimit e kërcënimeve i ka detyruar serbët të braktisin Policinë e Kosovës para dy viteve si shenjë proteste për çështjen e targave./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Profesori serb dezinformon: Në sheshin e Mitrovicës shqiptarët po ngacmojnë vajzat, gratë dhe të moshuarat serbe
Next: Dezinformon Lista Serbe: Një deputete serbe shtatzënë u sulmua në Kuvend

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025
Lavrov dezinformon: Rusia përpiqet për bashkëpunim të drejtë e pa konflikte 3 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon: Rusia përpiqet për bashkëpunim të drejtë e pa konflikte

The Geopost May 24, 2025
Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve 1 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

The Geopost May 8, 2025
Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’ 4 min read
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025
Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës

The Geopost April 25, 2025
Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

The Geopost April 18, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.