Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dezinformon Lista Serbe: Një deputete serbe shtatzënë u sulmua në Kuvend

The Geopost December 6, 2024 2 min read
Share the news

Partia kryesore e serbëve në Kosovë Lista Serbe ka dezinformuar se në Kuvendin e Kosovës gjoja janë sulmuar deputetët e partisë së tyre, përfshirë edhe një deputete shtatzënë kur ata shkuan për të marrë pjesë në seancën që do t’iu siguronte atyre pagën dhe vazhdimin e mandatit.

Çka deklaroi Lista Serbe?

“Dënojmë ashpër sulmin e sotëm të paprovokuar ndaj deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Prishtinës nga ana e deputetëve të Kurtit dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, të cilët shpërdoruan pozitën dhe i penguan të zgjedhurit e popullit serb të jenë të pranishëm në seancën e Kuvendit. Theksojmë se gjatë sulmit ndaj deputetëve të Listës Serbe, në mesin e tyre ishte edhe deputetja Olivera Zdravkoviq, e cila është shtatzënë”.

https://www.b92.net/info/kosovo/83349/srpska-lista-napad-na-nase-poslanike-u-skupstini-najbolji-primer-polozaja-srba-na-kim/vest?

Analiza:

Në Kuvendin e Kosovës më 5 dhjetor deputetët e partisë në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje kanë penguar në fillim hyrjen e deputetëve të Listës Serbe të cilët shkuan në seancë pas gjashtë muajve mungesë për të mos e humbur mandatin e tyre. Por asnjë sulm fizik apo përleshje verbale nuk ka ndodhur nga ana e deputetëve të pushtetit, e aq më tepër ndaj deputetes Zdravkoviq për të cilën partia tha se u sulmua edhe pse është shtatzënë. Deputetët e Vetëvendosjes kundërshtuan këtë strategji të deputetëve serbë që e bëjnë nga viti 2022. Ata shkojnë çdo gjashtë muaj për të siguruar mandatet dhe për të marrë pagat e tyre.

https://www.evropaelire.org/a/lista-serbe-kuvendi-i-kosoves-nenshkrim-mandate-/33228114.html

Në fund deputetët e Listës Serbe janë nënshkruar dhe kanë dalë nga seanca duke siguruar kështu vazhdimin e mandatit./G.Venhari/

Continue Reading

Previous: Dezinformon eurodeputeti Geadi: Ka përpjekje sistematike për dëbimin dhe vrasjen e serbëve
Next: Eksperti ushtarak rus dezinformon për ekzistencën e laboratorëve biologjikë perëndimorë pranë kufirit

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

The Geopost August 28, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026
RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244 4 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244

The Geopost August 18, 2026
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës

The Geopost August 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.