Politikani francez i të djathtës ekstreme Nicolas Bay që është njëherësh deputet në Parlamentin Evropian me anë të disa videove ka ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bay me anë të një video të publikuar nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, UÇK-në e quan terroriste.
“Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së”, shkruan ai në Twiiter.
Ici, sur le pont de Mitrovica, les serbes chrétiens ont défendu leur territoire face aux attaques des terroristes Albanais de l’UCK.
Ils ont été le rempart de notre civilisation européenne. pic.twitter.com/IW9z200m9I
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 28, 2022
Deputeti ekstremist ka vazhduar me gjuhën e paprecedent dhe raciste duke thënë se kishat serbe janë zëvendësuar nga xhamitë.
“Në këtë vend të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë, derisa qeveritë perëndimore kanë pasur vëmendjen nga ana tjetër”, shton ai me një video tjetër.
Prizren, ville européenne et ancienne ville des rois de Serbie, est aujourd’hui occupée par les Albanais musulmans.
Sur cette terre d’Europe, les églises ont été remplacées par des mosquées. Pendant ce temps, les gouvernements occidentaux ont détourné le regard. pic.twitter.com/fGrsjlcgPr
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 29, 2022
Bay gjatë takimit me Sava Janiqin në Manastirin e Deçanit ka thënë se prezenca e murgjërve serb aty është më se tetë shekuj.
Pa deklaratave të tij, kanë ardhur reagimet e shumta nga politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se deklarata e Bayit është raciste e llojit të Vladimir Putinit dhe Sllobodan Millosheviqit.
“Çfarë deklararë absurde, një gënjeshtër dhe një qëndrim racist. Me siguri Prizreni është evropian, por ti Nicolas sigurisht që nuk jeni. Ju i përkisni botës Putiniste, Millosheviqiane të errësirës dhe vdekjes. Shkoni dhe kërkoni falje në Katedralen të Shën Nënë Terezës, shenjtores shqiptare”, thuhet në reagimin e Selimit.
What an absurd tweet, a lying statement, a racist attitude. Prizren is European for sure but you Nicolas are certainly not. You belong to the Putinist, Milosevician world of darkness and death. Go ask forgiveness in the nearby Cathedral of Saint Mother Teresa, the Albanian saint. https://t.co/dZ261biAxa
— Petrit Selimi (@Petrit) October 29, 2022
Sipas ish-ambasadorit Edon Cana, ky politikan duhet të shpallet non-grata nga Qeveria e Kosovës, pas deklaratave të tilla.
“Manastiri i Deçanit me Sava Janjiqin është simbiozë e pandashme e së djathtës ekstreme evropiane. Kjo është e turpshme dhe duhet dënuar menjëherë nga qeveria jonë. Për më tepër, pse ky person nuk është tashmë në listën persona non-grata. Dëbimi dhe dënimi publik duhet të ndodhë tani”, shkruan Cana.
@DecaniManastir with Sava Janjic are inseparable symbiosis of European far right.This is shameful and should immediately be condemned by our Government. Furthermore, why this person is already not on persona non grata list.
Expulsion and public condemnation by all in Kosovo now. https://t.co/6RWMYJ5NfB— Edon Cana (@EdonCana) October 29, 2022
Deputetit francez të së djathtës ekstreme Nicolas Bay i është ndaluar nga Parlamenti Evropian që të bëj udhëtime zyrtare për monitorimin e zgjedhjeve, pasi ai mori pjesë në disa misione në Rusi në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Ky ndalim do të zgjasë deri në fund të mandatit të tij, pra deri më 2024. /The Geopost/