Një pjesë e mediave serbe, të njohura për lidhjet e tyre me regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, kanë shpërndarë lajme të rreme që pretendojnë se presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk po ndërhyjnë në zgjedhjet gjermane të shkurtit.
Sipas këtyre raportimeve, të republika.rs, Musk do të zhvillonte një intervistë me lideren e partisë ekstremiste Alternative für Deutschland (AfD), Alice Weidel, duke e portretizuar këtë si një përpjekje për të influencuar rezultatin e votimeve.
Në realitet, raportimet nuk kanë bazë dhe janë të njëanshme, duke i dhënë përmasa ndërhyrjes amerikane ku nuk ekziston.
Analistët e mediave dhe ekspertët për dezinformata theksojnë se shpërndarja e këtyre lajmeve synon të diskreditojë proceset demokratike në Evropë dhe të krijojë perceptimin e një ndikimi të huaj, duke shfrytëzuar lidhjet e Vuçiqit me mediat proqeveritare.
Kjo është një tjetër shembull i mënyrës se si regjimi i Vuçiqit përdor mediat e kontrolluara për të manipuluar opinionin publik dhe për të destabilizuar rajonin, duke shpërndarë informacione të rreme për zgjedhjet dhe proceset politike në vendet fqinje dhe partnerët ndërkombëtarë.
Në këtë rast, lajmet e shpërndara nuk kanë bazë faktike, por përdoren si mjet për të fuqizuar narrativën e një “kërcënimi të jashtëm” dhe për të justifikuar politikën e izolimit të Serbisë.


Konferencë në Prishtinë për luftën kundër dezinformimit: Demokracitë rezistente në epokën e informacionit
Picula: Pezullimi i fondeve të BE-së për Serbinë është mesazhi i vetëm që regjimi i Vuçiqit i frikësohet
BE-ja po shqyrton masa të ashpra ndaj Serbisë për shkak të vazhdimit të bashkëpunimit me Rusinë
“Dhunë, frikësim i votuesve, bastisje e policisë e presion ndaj mediave”, OKB alarmon për gjendjen e të drejtave të njeriut në Serbi
Vdiq Eliot Engel, mbështetësi i madh i Kosovës në Kongresin amerikan
Marta Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për gjendjen në Serbi për shkak të regresit demokratik