Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Picula: Pezullimi i fondeve të BE-së për Serbinë është mesazhi i vetëm që regjimi i Vuçiqit i frikësohet

The Geopost April 11, 2026 2 min read
Share the news

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka deklaruar se pezullimi i mundshëm i fondeve nga Bashkimi Evropian është mjeti më efektiv për të ushtruar presion ndaj autoriteteve në Beograd.

Në një reagim në rrjetin social X, Picula theksoi se përkeqësimi i situatës demokratike në Serbi kërkon ndryshim të qasjes së BE-së.

“Forcimi i represionit ndaj qytetarëve, shtypja e lirisë së medias, kolapsi i gjyqësorit dhe integriteti i zgjedhjeve janë arsye që BE të ndryshojë jo vetëm narrativën ndaj Beogradit zyrtar, por edhe politikën e mbështetjes ndaj regjimit”, shkroi ai.

Sipas tij, pezullimi i fondeve të kushtëzuara të BE-së mbetet “mesazhi i vetëm” që regjimi i Aleksandar Vuçiq e merr seriozisht.

Deklaratat e Piculës kanë nxitur reagimin e kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq.

Në një postim në X, Brnabiq akuzoi Piculën se po kërkon ndërprerjen e fondeve që, sipas saj, shkojnë për projekte jetike për qytetarët.

“Mesazhi i tij për Pashkë është se dëshiron më pak para për Serbinë – për shkolla, spitale, mjedis, rrugë dhe hekurudha – vetëm sepse qytetarët mbështesin Aleksandar Vuçiqin dhe duan të vendosin vetë se kush do ta udhëheqë vendin”, tha ajo.

Portali evropian Politiko publikoi informacion se Serbia përballet me mundësinë e humbjes së deri në 1.5 miliardë eurove nga fondet e BE-së dhe se Komisioni Evropian po shqyrton ndërprerjen e tyre për shkak të regresit demokratik dhe lidhjeve të ngushta të vendit me Rusinë.

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni Evropian është ende duke vlerësuar nëse Serbia i plotëson kushtet për “pagesa sipas instrumenteve financiare të BE-së”.

“Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi, nga ligjet që minojnë pavarësinë e gjyqësorit deri te shtypja e protestuesve dhe ndërhyrjet e përsëritura në median e pavarur”, i tha ajo portalit Politiko me seli në Bruksel.

The Geopost

Jačanje represije nad građanima, gušenje medijskih sloboda, urušavanje pravosuđa i integriteta izbora su razlozi da EU promijeni ne samo narativ prema službenom Beogradu nego prije svega politiku podilaženja Vučićevom režimu.

Moguća obustava jasno kondicioniranih sredstva iz…

— Tonino Picula (@TPicula) April 11, 2026

 

Tags: Ballkani Bashkimi Evropian BE Fonde Serbia

Continue Reading

Previous: 182 ukrainas kthehen në shtëpi pas shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë para Pashkëve
Next: Konferencë në Prishtinë për luftën kundër dezinformimit: Demokracitë rezistente në epokën e informacionit

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.