Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Lajme

Profilet e rreme në aksion të organizuar në Serbi, sulmojnë zërat që kritikojnë regjimin e Vuçiqit – Mbyllen instagramet e disa mediave të lira

The Geopost January 20, 2026 3 min read
Share the news

Profile të sapohapura, pa ndjekës dhe me një numër minimal postimesh – kështu duken, mesatarisht, llogaritë e rreme në Instagram që në mënyrë të koordinuar dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër kanë filluar të ndjekin media kritike dhe organizata joqeveritare në Serbi. Pas këtij “sulmi” artificial me ndjekës, llogaritë e mediave dhe OJQ-ve janë pezulluar përkohësisht ose janë mbyllur nga platforma.

Analiza e Radios Evropa e Lirë tregon se bëhet fjalë për ndjekës të rremë (botë), ndërsa shoqatat e gazetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile dyshojnë se kemi të bëjmë me një aksion të planifikuar, me qëllim kufizimin e shtrirjes së mediave që nuk janë nën kontrollin e pushtetit.

Më 18 janar, Instagrami pezulloi ose mbylli llogaritë e më shumë se njëzet mediave, organizatave dhe individëve në Serbi, pasi brenda një kohe shumë të shkurtër u regjistrua një rritje e pazakontë e numrit të ndjekësve. Kompania Meta, pronare e Instagramit dhe Facebook-ut, i cilëson këto raste si “aktivitet i dyshimtë”, gjë që automatikisht çon në ndëshkime ndaj llogarive.

“Kjo është një situatë e paprecedentë, sepse njëkohësisht janë goditur shumë llogari të aktorëve të ndryshëm – nga media dhe fotoreporterë, deri te organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë”, tha për RSE Bojan Perkov nga Fondacioni Share, i cili merret me sigurinë digjitale. Ai thekson se Meta moderon përmbajtjen kryesisht përmes algoritmeve, çka shpesh sjell reagime ndaj llogarive që në fakt nuk shkelin rregullat.

Shumica e profileve të pezulluara më 18 janar u riaktivizuan një ditë më vonë, pa asnjë shpjegim zyrtar. As Meta dhe as Prokuroria për Kriminalitet të Lartë Teknologjik nuk kanë dhënë përgjigje nëse po hetohet ky rast.

Sulme të vazhdueshme me botë

Para mbylljeve të sinkronizuara, disa media kishin paralajmëruar publikisht për sulme me botë, të cilat manifestoheshin përmes rritjes ekstreme të ndjekësve brenda orësh. Portali “Nova S” raportoi se më 10 janar fitoi mbi 40 mijë ndjekës brenda një dite, pa pasur përmbajtje virale apo rritje reale të aktivitetit. Një ditë më pas, 25 mijë ndjekës u larguan.

Edhe javore “Radar” njoftoi se numri i ndjekësve në Instagram iu rrit për rreth 8 për qind për më pak se dy orë. Rritje të ngjashme u regjistruan edhe te llogaritë e televizioneve Nova S dhe N1, si dhe te portali rinor Zoomer. Analiza e RSE tregon se këto profile ndjekëse janë tipike botë: pa ndjekës, të hapura rishtazi dhe me postime vetëm ditën e parë.

Rritje e madhe e ndjekësve është vërejtur edhe te profilet e organizatave studentore, të cilat që nga fundi i vitit 2024 organizojnë bllokada fakultetesh dhe protesta masive kundër qeverisë. Profili “Studentët në bllokadë” pothuajse e ka trefishuar numrin e ndjekësve, nga 400 mijë në rreth një milion. Edhe këto llogari janë përballur më herët me pezullime të përkohshme.

Rregulla jotransparente dhe reagime

Jo të gjitha llogaritë e pezulluara kishin rritje të pazakontë të ndjekësve. Sipas të dhënave të platformës Social Blade, profili i organizatës CRTA nuk shfaqi asnjë aktivitet të dyshimtë. Përfaqësuesja e saj, Jovana Gjurbabiq, tha se profili u mbyll pa asnjë paralajmërim dhe u rikthye një ditë më pas, po ashtu pa shpjegim.

Shoqatat e gazetarëve e kanë dënuar ashpër këtë valë mbylljesh. ANEM e cilësoi si “aksion të koordinuar për shuarjen e profileve të mediave të pavarura”, ndërsa Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës foli për “sabotazh digjital” kundër mediave kritike.

Sipas të dhënave të Këshillit të Evropës, Serbia kishte numrin më të madh të sulmeve ndaj gazetarëve në Ballkanin Perëndimor gjatë vitit 2025. Ndërkohë, raporti i Freedom House nga shkurti 2025 e rendit Serbinë ndër vendet me rënien më të madhe të lirive në dekadën e fundit, duke theksuar kontrollin e shtuar mbi mediat dhe presionin ndaj gazetarëve.

/Gazeta Express/

Continue Reading

Previous: “Rënia e flamurit”: Kupyansk, beteja që rrëzon narrativën e Kremlinit
Next: Vatanka: Irani i Khameneit është një ‘anije që po fundoset’

BLLOFI I KORRIKUT: Zgjedhja e Vuçiqit mes rrezikut të humbjes tani dhe kolapsit më vonë 5 min read
  • Analiza

BLLOFI I KORRIKUT: Zgjedhja e Vuçiqit mes rrezikut të humbjes tani dhe kolapsit më vonë

The Geopost April 28, 2026
Raport: Polonia, objektivi kryesor i strategjisë hibride të Rusisë në Evropë 4 min read
  • Analiza

Raport: Polonia, objektivi kryesor i strategjisë hibride të Rusisë në Evropë

The Geopost April 28, 2026
A po lëviz BE-ja drejt një rendi pa veto – dhe pse kjo ka rëndësi? 5 min read
  • Analiza

A po lëviz BE-ja drejt një rendi pa veto – dhe pse kjo ka rëndësi?

The Geopost April 27, 2026
A po i vjen fundi regjimit të Vuçiqit në Serbi? 8 min read
  • Analiza

A po i vjen fundi regjimit të Vuçiqit në Serbi?

The Geopost April 27, 2026
Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike 7 min read
  • Analiza

Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike

The Geopost April 25, 2026
Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë 6 min read
  • Analiza

Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë

The Geopost April 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.