Foto credit: Screenshot Facebook
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, deklaroi se angazhimi i Aleancës ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të BeH-së është i padiskutueshëm
Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe qytetarët e saj shënojnë Ditën e Shtetësisë, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, dërgoi një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për paqen, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
“- Po i afrohemi 30-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Marrëveshja e Dejtonit shënoi fundin e një prej kapitujve më të errët dhe më tragjikë në historinë moderne të Evropës. Ajo gjithashtu përfaqësoi një pikënisje të re. Ajo forcoi paqen dhe u dha shpresë të gjithë njerëzve që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë – shpresë për një të ardhme të re dhe më të mirë. Por njëkohësisht na ofroi edhe një rrugë drejt stabilitetit më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor,” tha Shekerinska.
Ajo theksoi se NATO ka qenë pjesë përbërëse e këtij procesi historik që në fillim.
“- Nga vendosja e IFOR-it në vitin 1995 deri te partneriteti i fortë dhe i ndërsjellë i dobishëm i sotëm – i ashtuquajturi ITPP, një program që synon të sjellë përfitime për të gjithë ata që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë. Një Bosnje dhe Hercegovinë e qëndrueshme dhe e sigurt dhe një Ballkan Perëndimor i qetë nënkuptojnë më shumë siguri dhe më shumë stabilitet në të gjithë hapësirën Euro-Atlantike. NATO dhe aleatët tanë i janë përkushtuar Bosnjë dhe Hercegovinës për tri dekada. Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë i qartë dhe i qëndrueshëm,” theksoi ajo.
Shekerinska shtoi se NATO nuk do të lejojë të krijohet një vakum sigurie, as nuk do të lejojë që paqja e fituar me vështirësi të vihet në pikëpyetje.
“- Ne mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës. Sot, e shfrytëzoj këtë rast për të rikonfirmuar se angazhimi ynë ndaj sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe stabilitetit rajonal mbetet i palëkundur si shkëmbi,” përfundoi ajo./Oslobodjenje.ba/

Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë
Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar
Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut
Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën
Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë