Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Gënjeshtra e propaganda – mënyra të jetës të politikës serbe

The Geopost August 12, 2023 4 min read
Share the news

Se gënjeshtra është mënyra e funksionimit të politikës serbe, veç fakteve në vazhdimësi që i japin përmes përdorimit e keqpërdorimit të historive të vuajtjeve të tjerëve shkaktuar nga ata, këtë e konfirmon edhe shkrimtari e politikani nacionalist serb, i ndjeri Dobrica Qosiq. “Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrëartistike, imagjinatave, shpikëse”, thoshte ai.

Gënjeshtra e propaganda si mënyra të jetës të politikës serbe rrjedhin si pasojë e mungesës së fakteve e dokumenteve të cilat do ta dëshmonin të vërtetën. E vërteta duhet të fshihet ngase përballja me të është e dhimbshme. E vërteta është politika kriminale e fuqizuar e përkrahur ndër breza me synim e qellim të urryerit e çdo gjëje që është e tjetrit. Kjo politikë kriminale serbe nuk
duket që do të dekriminaliziohet. Përkundrazi, ajo ende po fuqizohet dhe atë në mënyrë institucionale. Kriminalja, fashizmi e nacionalizmi po provohet institucionalisht të ruhet përmes
gënjeshtrës e propagandës së përdorimit të vuajtjeve të tjerëve si të tyre. Ironia, përveç dhimbjes bëhet më e madhe kur ato vuajtje të shkaktuara ndaj tjerëve janë bërë nga vetë serbët.

Kur ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e kreu i entitetit Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik po përkujtonin në Prijedor të Bosnje dhe Hercegovinës
ngjarjen e ndodhur në vitin 1995 në hapësirën e Kroacisë, ata në mënyrë të organizuar në panon prapa tyre ekspozonin fotografi të nënës Boshnjake me foshnjën e saj, duke e paraqitur këtë si një
grua serbe që po ikte nga lufta. Shtrembërimi i fakteve për interes të mbulimit të politikës kriminale në kohën kur digjitalizimi e teknologjia e informacionit ka arritur majat e kohës është më së paku naivitet. Ka mundur që opinioni ta merrte si të mirëqenë edhe këtë marifet të gënjeshtrës serbe nëse kjo mundësi që ofron shpejtësia e saktësia e teknologjisë së informacionit, nuk do të
ekzistonte.

Organizatoret e këtij përkujtimi, pra qeveria e entitetit Republika Serbe, atëherë kur doli dëshmitari i fotografisë, menjëherë akuzuan një firmë private të marketingut nga Serbia e cila ishte kontraktuar për këtë qëllim. Ikja nga faji përmes hedhjes së fajit, është standard i mendësisë politike serbe. Kompania që ishte kontraktuar për të bërë marketingun e reklamën e ngjarjes, me siguri ka qenë profesionale, nga se e ka ditur peshën e fotografisë për të përshkruar të vërtetën e krimit, mirëpo përshkrimi do të duhej të ishte autentik e jo keqpërdorim, e me që gjë gënjeshtër.
Edhe vuajtja e tjetrit të plaçkitet!

Me kaq nuk ndalon shtrembërimi i fakteve e vazhdimi i avazit të propagandës e gënjeshtrës serbe.

Duke mos u mjaftuar me kaq, një i ashtu prezantuar si institut për dokumentimin e krimeve i entitetit Republika Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, fëmijët e vrarë me snajper gjatë rrethimit të
Sarajevës nga forcat militare e paramilitare të RS i liston si viktima serbe. Shpjegimet për mbulimin e krimeve si ato të ngjarjeve të luftës kanë marrë forma tjera. Nëse për masakrën në tregun e Merkales në Sarajevë, RS i akuzonte boshnjakët se ata e bënë masakrën e jo artileria serbe e vendosur rreth Sarajevës hidhej pa ndal mbi qytetarët civil, tani provohet që viktimës ti ndërrohet
edhe identiteti. Nëse nuk ua mori askush për të vërtetë të paren, provojnë të dytën. Praktikë e njëjtë është edhe me masakrat në Kosovë. Masakra e Reçakut për politikën e Beogradit është inskenim a çka tjetër, por jo krim kundër civilëve i organizuar në mënyrë shtetërore për eliminimin e tjetrit.

Llojin e propagandës e të mashtrimit, vitin që lamë pas, edhe ambasada ruse në Afrikën e Jugut u mundua ta aplikojë. Keqpërdorën fotografinë e një nëne shqiptare të Kosovës, e cila me beben e
saj largohej, po largohej dhunshëm nga vendlindja. Përpjekja ishte që imazhi të prezantohej si ngjarje e luftës së Ukrainës, nga ku gjoja po dëbohen rusët. Propaganda e gënjeshtra si model të
politikës serbe e ruse kanë traditë në aplikim, por jo edhe në jetëgjatësi. /TheGeopost

Continue Reading

Previous: Perëndimi duhet ta mbrojë Kosovën nga Serbia dhe Rusia, paralajmërojnë politikanët e lartë
Next: Putini imiton Millosheviqin

“Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70 9 min read
  • Analiza
  • News

“Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70

The Geopost June 23, 2026
Studentët serbë pas vizitës në Kosovë rrëzojnë propagandën e Beogradit: Na kanë gënjyer, serbët nuk janë të shtypur 3 min read
  • Analiza

Studentët serbë pas vizitës në Kosovë rrëzojnë propagandën e Beogradit: Na kanë gënjyer, serbët nuk janë të shtypur

The Geopost June 21, 2026
Katër kryeqytete, një problem: Shembja e kullës prej letrash të Vuçiqit! 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Katër kryeqytete, një problem: Shembja e kullës prej letrash të Vuçiqit!

The Geopost June 17, 2026
Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve 3 min read
  • Analiza

Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve

The Geopost June 12, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar 5 min read
  • Analiza

Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar

The Geopost June 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.