Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme
  • Siguri

Vuçiq sërish e mbron Milan Radoiçiqin që njihet si drejtues i grupeve kriminale në veri të Kosovës

The Geopost April 14, 2023 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dalë edhe një herë në mbrojtje nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili së bashku me të tjerët nga kjo parti ka marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të serbëve nga Kosova në Rashkë.

Sipas Vuçiqit, Radoiciq, që është në listën e personave të kërkuar nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, po persekutohet pasi siç e ka cilësuar se ai po lufton me njerëzit e tij.

“Ata kërkojnë t’i përzënë djemtë tanë më të aftë dhe më të guximshëm, në mënyrë që të mos hasin kurrë në asnjë rezistencë dhe të bëjnë si të duan. Si mendoni, nëse Milani [Radoiçiq] është më i keqi në botë, a meritonte ekspozim në mijëra faqe të para [medie] si në vendin tonë ashtu edhe në të gjithë botën. Nuk është kjo arsyeja, por ata i frikësohen se ai po lufton me njerëzit e tij nëse”, tha Vuçiq.

SHBA-të e futën në listën e zezë, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit – Radoiçiq i duartroket Vuçiqit në Parlamentin e Serbisë

Pas këtyre fjalëve të Vuçiqit, në sallë pasuan duartrokitjet për Radoiçiqin.

Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq së bashku me tregtarin e armëve Sllobodan Teshiq janë në listën e personave ndaj të cilëve Britania e Madhe ka vendosur sanksione.

Po ashtu edhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e futur në listë Radoiçiqin dhe Veselinoviqin. Siç thuhet në shpjegimin e Departamentit të Thesarit, Veselinoviqi është lider i një grupi të organizuar kriminal dhe një nga figurat më famëkeqe të korruptuara në Kosovë, si dhe është i përfshirë në një skemë të gjerë të ryshfetit, të cilët shërbyen për të lehtësuar tregtinë e narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/

Continue Reading

Previous: Demostat: SHBA do të ndihmojë në përballjen me valën e dezinformatave në Ballkan
Next: Propaganda online e milicive ruse është bërë gjithnjë e më e dhunshme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Në prani të udhëheqësve shtetërorë dhe përfaqësuesve të NATO-s, betohen 515 ushtarë të FSK-së 2 min read
  • Siguri

Në prani të udhëheqësve shtetërorë dhe përfaqësuesve të NATO-s, betohen 515 ushtarë të FSK-së

The Geopost October 23, 2026
Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.