Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo gjeneratë përfaqëson numrin më të madh të rekrutëve të pranuar deri më tani në FSK, duke reflektuar interesimin në rritje të të rinjve për t’iu bashkuar kësaj force.
Rekrutët e rinj kanë dhënë betimin pas përfundimit me sukses të trajnimit nëntëjavor në Qendrën për Stërvitje Bazë, në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe të Stërvitjes (KDS) në Ferizaj.
Në ceremoninë e betimit morën pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe zëvendësministrat Gegë Lleshi dhe Enis Kervan.
Të pranishëm ishin edhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendëskomandanti, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff.
Ceremonia u ndoq gjithashtu nga ushtarakë dhe zyrtarë të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë, si dhe familjarë e miq të rekrutëve.
Pas përfundimit të trajnimit bazë dhe dhënies së betimit, 515 ushtarët e rinj do të vazhdojnë shërbimin e tyre në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes ka uruar rekrutët e rinj, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
The GeoPost

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Demokratët Evropianë alarmohen për Pegasusin në Serbi: Përgjimet kërcënojnë demokracinë
Suedia do të mbajë sistemet Patriot në Poloni në vitin 2027 – Plane të reja mbrojtëse të NATO-s
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk
Maqedonci për median ndërkombetare: Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën, lidhjet me Rusinë shtojnë shqetësimet për sigurinë
Sulmi terrorist në Banjskë që ndryshoi përballjen e Kosovës me Serbinë