Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Siguri

Demokratët Evropianë alarmohen për Pegasusin në Serbi: Përgjimet kërcënojnë demokracinë

The Geopost October 20, 2026 2 min read
Share the news

Demokratët Evropianë kanë reaguar pas raportimeve se telefoni i rektorit të Universitetit të Beogradit, Vladan Đokić, është infektuar me programin spiun Pegasus, ndërsa dyshime për shënjestrim nga i njëjti softuer janë ngritur edhe ndaj prokurorit Rade Bajiq.

Në një reagim, Demokratët Evropianë e cilësuan situatën shqetësuese, veçanërisht pasi, sipas tyre, rastet e dyshuara të përgjimeve përfshijnë studentë, aktivistë, gazetarë, figura të opozitës, akademikë dhe prokurorë.

“Telefoni i rektorit të Universitetit të Beogradit, Vladan Đokić, një mbështetës i lëvizjes studentore në Serbi, është infektuar me programin spiun Pegasus. Prokurori Rade Bajiq, i përfshirë në një hetim të rëndësishëm për korrupsion, gjithashtu është paralajmëruar se mund të ketë qenë në shënjestër”, thuhet në reagimin e tyre.

Demokratët Evropianë theksuan se këto zhvillime janë veçanërisht shqetësuese, pasi vijnë vetëm gjashtë ditë para zgjedhjeve në Serbi.

“Mbikëqyrja dhe frikësimi nuk kanë vend në një demokraci dhe janë të papajtueshme me të ardhmen evropiane të Serbisë”, thuhet në reagim.

Ata kërkuan zhvillimin e një hetimi të plotë dhe të pavarur për të sqaruar rastet e dyshuara të përgjimeve dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

“Serbia duhet të jetë e lirë ta zgjedhë të ardhmen e saj pa frikë, frikësim apo mbikëqyrje”, përfunduan Demokratët Evropianë në reagimin e tyre.

The GeoPost

The phone of #Belgrade University Rector Vladan Đokić, a supporter of #Serbia’s student movement, was infected with Pegasus spyware.
Prosecutor Rade Bajić, involved in a major corruption investigation, was also warned that he may have been targeted. Students, activists, journalists, opposition figures, academics, prosecutors: the list keeps growing.
Six days before Serbia votes, this is deeply alarming. Surveillance and intimidation have no place in a democracy and are incompatible with Serbia’s European future. We demand a full and independent investigation. Serbia must be free to choose its future without fear, intimidation or surveillance.

— European Democrats (@democrats_eu) October 19, 2026

Tags: Aleksandar Vuçiq Demokratët evropianë Serbia

Continue Reading

Previous: Përgjimet në Serbi: Pegasus zbulohet në telefonin e rektorit të Universitetit të Beogradit

Përgjimet në Serbi: Pegasus zbulohet në telefonin e rektorit të Universitetit të Beogradit 4 min read
  • Ballkan

Përgjimet në Serbi: Pegasus zbulohet në telefonin e rektorit të Universitetit të Beogradit

The Geopost October 20, 2026
Kompania serbe që dërgoi ekskavatorë në “Çaciland” fitoi kontratë 1.1 milion euro nga NIS-i 4 min read
  • Ballkan

Kompania serbe që dërgoi ekskavatorë në “Çaciland” fitoi kontratë 1.1 milion euro nga NIS-i

The Geopost October 19, 2026
Kur mbushet kupa: Përulja e Vuçiqit para Mladiqit e parkoi Serbinë pranë rrugës evropiane 12 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Kur mbushet kupa: Përulja e Vuçiqit para Mladiqit e parkoi Serbinë pranë rrugës evropiane

The Geopost October 19, 2026
Suedia do të mbajë sistemet Patriot në Poloni në vitin 2027 – Plane të reja mbrojtëse të NATO-s 3 min read
  • Botë
  • Siguri

Suedia do të mbajë sistemet Patriot në Poloni në vitin 2027 – Plane të reja mbrojtëse të NATO-s

The Geopost October 19, 2026
Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi

The Geopost October 18, 2026
A do të ketë zgjedhje të drejta në Serbi fundjavën e ardhshme? 9 min read
  • Ballkan
  • News

A do të ketë zgjedhje të drejta në Serbi fundjavën e ardhshme?

The Geopost October 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.