Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Siguri

Belgjika paralajmëron për rreziqet e luftës hibride: Roli i kibernetikës, dezinformimit dhe AI

The Geopost December 25, 2025 3 min read
Share the news

Lufta hibride, veçanërisht në dimensionin kibernetik dhe atë të informacionit, po paraqet sfida gjithnjë e më komplekse për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Këto ishin disa nga mesazhet kryesore të një Fireside Chat virtual të organizuar nga IWI Project Europe, ku i ftuar ishte Gjeneral-major Pierre Ciparisse, Komandant i Forcës Kibernetike të Belgjikës dhe drejtues i Belgian Cyber Command brenda Shërbimeve të Inteligjencës Ushtarake belge.

Gjeneral Ciparisse, i emëruar në këtë post në shtator, theksoi se kërcënimet hibride karakterizohen kryesisht nga paqartësia (ambiguity) dhe asimetria.

Sipas tij, atribuimi i sulmeve hibride kërkon kohë dhe analiza të thella, duke lënë shpesh një nivel të caktuar pasigurie. Kjo i detyron shtetet mbrojtëse të investojnë burime të mëdha për të ruajtur një qëndrim efektiv mbrojtës ndaj një spektri të gjerë kërcënimesh.

Duke reflektuar mbi pyetjen nëse kërcënimet hibride janë vërtet të reja apo thjesht “verë e vjetër në shishe të reja”, Ciparisse pranoi se ekzistojnë precedentë historikë, si operacionet e SOE gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, ai theksoi se hapësira kibernetike ka ndryshuar rrënjësisht shkallën dhe ndikimin e këtyre aktiviteteve.

Ai shtoi se hapësira kibernetike duhet kuptuar në tri nivele: fizik, logjik dhe kognitiv, të cilat së bashku zgjerojnë ndjeshëm potencialin e operacioneve hibride.

Teknologjia, veçanërisht inteligjenca artificiale (AI), po shërben si një multiplikator force për aktorët armiqësorë, sidomos në luftën e informacionit dhe krimin kibernetik.

AI mundëson prodhimin e shpejtë të përmbajtjeve bindëse dhe fushata më të sofistikuara phishing.

Në të njëjtën kohë, Ciparisse vlerësoi se AI ka potencial të madh edhe për mbrojtjen, por sfida kryesore mbetet ritmi i shpejtë i zhvillimit teknologjik, i cili kërkon investime të vazhdueshme në personel të kualifikuar dhe kapacitete analitike.

Gjenerali bëri dallim mes evoluimit të teknikave të sulmit dhe aktorëve që i kryejnë ato. Meqë mjetet dhe malware-t riciklohen dhe përshtaten lehtësisht, numri i sulmeve është rritur ndjeshëm, duke sjellë një përshpejtim të sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese.

Rusia u përmend si një aktor i rëndësishëm, por jo i vetmi. Belgjika, sipas tij, përjeton rregullisht sulme DDoS pas deklaratave publike në mbështetje të Ukrainës, ndërsa Kina lidhet kryesisht me spiunazh kibernetik.

Megjithatë, Ciparisse mbeti me optimizëm të kujdesshëm, duke theksuar se deri tani shumica e sulmeve nuk kanë shkaktuar dëme sistemike.

Ai paralajmëroi se sulmet e koordinuara, shumë-dimensionale, veçanërisht kundër infrastrukturës kritike, mund të kenë pasoja katastrofike.

Qasja belge ndaj sigurisë kibernetike

Në Belgjikë, përgjegjësitë përballë kërcënimeve hibride ndahen mes disa aktorëve:

Centre for Cybersecurity Belgium, që harton strategjinë kombëtare;

Shërbimi Shtetëror i Sigurisë, i fokusuar në kërcënimet e brendshme;

Cyber Command brenda Inteligjencës Ushtarake, që merret me kërcënimet e jashtme.

Kur rreziku kalon një prag të caktuar, aktivizohet Qendra e Krizave për koordinim më të gjerë. Mediat dhe komunikimi strategjik luajnë gjithashtu rol kyç në demaskimin e dezinformimit.

Gjeneral Ciparisse theksoi rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse shoqërore, duke rritur ndërgjegjësimin kritik të qytetarëve për përdorimin e AI dhe konsumimin e informacionit. Ai vlerësoi rolin e industrisë së madhe në forcimin e reziliencës kibernetike, duke theksuar se “duhet një rrjet për të mposhtur një rrjet”. Në Belgjikë, kjo filozofi reflektohet në iniciativën “Cyber Made in Belgium” të Agoria-s.

Në fund, diskutimi u fokusua në rolin e forcave kibernetike në fushatat ushtarake, veçanërisht nën pragun e konfliktit të armatosur. Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Ciparisse identifikoi tre faza:

Operacione destabilizuese nën pragun e luftës;

Një fazë e shkurtër në fillim të pushtimit me sinkronizim më të madh mes operacioneve kibernetike dhe atyre kinetike;

Përdorimi i vazhdueshëm i kapaciteteve kibernetike për mbështetje të procesit të shënjestrimit ushtarak.

Përfundimisht, ai theksoi se domeni kibernetik është thelbësor, por i pamjaftueshëm më vete për të përcaktuar fatin e luftërave moderne./TheGeoPost.

Tags: Belgjika Lufta hibride

Continue Reading

Previous: Çfarë është ‘Parandalimi’ dhe pse mbetet shtylla kryesore e strategjisë së NATO-s?
Next: “Defekte serioze dhe rreziqe sigurie”: Kina po tërheq nga tregu mijëra vetura elektrike

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Demokratët Evropianë alarmohen për Pegasusin në Serbi: Përgjimet kërcënojnë demokracinë 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Demokratët Evropianë alarmohen për Pegasusin në Serbi: Përgjimet kërcënojnë demokracinë

The Geopost October 20, 2026
Suedia do të mbajë sistemet Patriot në Poloni në vitin 2027 – Plane të reja mbrojtëse të NATO-s 3 min read
  • Botë
  • Siguri

Suedia do të mbajë sistemet Patriot në Poloni në vitin 2027 – Plane të reja mbrojtëse të NATO-s

The Geopost October 19, 2026
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk

The Geopost October 13, 2026
Maqedonci për median ndërkombetare: Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën, lidhjet me Rusinë shtojnë shqetësimet për sigurinë 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Maqedonci për median ndërkombetare: Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën, lidhjet me Rusinë shtojnë shqetësimet për sigurinë

The Geopost October 12, 2026
Sulmi terrorist në Banjskë që ndryshoi përballjen e Kosovës me Serbinë 4 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Sulmi terrorist në Banjskë që ndryshoi përballjen e Kosovës me Serbinë

The Geopost September 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.