Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Zvicra rinovon rrjetin e bunkerëve civilë në mes të pasigurisë së re gjeopolitike në Evropë

The Geopost June 21, 2026 2 min read
Share the news

Në një kohë kur rreziqet gjeopolitike në Evropë kanë ndryshuar ndjeshëm, Zvicra ka vendosur të mbajë të paprekur dhe të rinovojë rrjetin e saj të gjerë të bunkerëve dhe dhomave të mbrojtjes civile.

Ky vendim ka zgjuar kureshtjen e mediave të huaja, përfshirë edhe mediumin publik belg RTBF, i cili i ka kushtuar një vëmendje të veçantë strategjisë zvicerane të sigurisë, duke e cilësuar si një model unik në kontinent.

Ndryshe nga shumë vende evropiane që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë i braktisën ose i mbyllën strukturat e tyre të mbrojtjes, Zvicra po investon në sanimin dhe modernizimin e bunkerëve të vjetër për të garantuar që çdo banor të ketë një vend të sigurt në rast emergjence.

Zvicra është ndër të paktat vende në botë që zbaton me rreptësi parimin kushtetues se çdo qytetar duhet të ketë një vend të siguruar në një dhomë mbrojtëse në afërsi të vendbanimit të tij.

Mediumi belg RTBF vë në dukje se ky sistem, i ndërtuar kryesisht gjatë dekadave të kaluara, përfshin miliona vende në bunkerë publikë dhe privatë (të ndërtuar nën shtëpi apo pallate).

Megjithatë, një pjesë e mirë e këtyre strukturave, të ndërtuara dekada më parë, kanë nevojë për investime të rëndësishme.

Procesi i sanimit përfshin rregullimin e sistemeve të ventilimit, filtrimit të ajrit, furnizimit me ujë dhe emergjencave të tjera teknike, në mënyrë që ato të jenë plotësisht funksionale përballë rreziqeve moderne, si sulmet e mundshme ushtarake apo katastrofat bërthamore dhe teknologjike.

Siç vërehet edhe në raportimet mediatike, vendimi i Zvicrës për të mos i shkatërruar apo konvertuar këto hapësira në depo të thjeshta, lidhet drejtpërdrejt me konceptin e saj të “mbrojtjes totale”.

Për autoritetet zvicerane, kostoja e mirëmbajtjes dhe sanimit të këtyre strukturave ekzistuese është shumë më e ulët dhe më e arsyeshme sesa rindërtimi i tyre nga e para në rast të një krize të papritur globale.

Për publikun e huaj, përfshirë audiencën e RTBF-së në Belgjikë – një vend ku strukturat e tilla të mbrojtjes civile pothuajse nuk ekzistojnë për popullsinë e thjeshtë – ky hap i Zvicrës shihet si një dëshmi e qartë e pragmatizmit dhe e traditës së gjatë të neutralitetit të armatosur dhe vetëmbrojtjes zvicerane.

The GeoPost

Tags: Evropa Zvicra

Continue Reading

Previous: “Tani lufta është në pragun tuaj”, Ukraina me paralajmërim të ashpër për Rusinë
Next: “Kulturkampf” i Putinit: Përplasja e Rusisë me vlerat perëndimore

Dhoma e Përfaqësuesve nis procedurën për paketën sanksioneve ndaj Rusisë dhe Iranit pas miratimit të Senatit 9 min read
  • Botë
  • News

Dhoma e Përfaqësuesve nis procedurën për paketën sanksioneve ndaj Rusisë dhe Iranit pas miratimit të Senatit

The Geopost August 11, 2026
Putini mbyll edhe një zë kundër tij, përmes gjykatës ia ndalon partisë anti-luftë pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme 3 min read
  • Botë

Putini mbyll edhe një zë kundër tij, përmes gjykatës ia ndalon partisë anti-luftë pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme

The Geopost August 11, 2026
Gjermania rrit njësinë policore kundër dronëve pas incidentit në aeroport 2 min read
  • Botë

Gjermania rrit njësinë policore kundër dronëve pas incidentit në aeroport

The Geopost August 11, 2026
Inteligjenca amerikane: Rusia qëndron pas bombës me dron në aeroportin e Leipzigut 5 min read
  • Botë

Inteligjenca amerikane: Rusia qëndron pas bombës me dron në aeroportin e Leipzigut

The Geopost August 11, 2026
Komandanti i USF-së: Ukraina mund të godasë shtatë herë më shumë objektiva në Krime 3 min read
  • Botë

Komandanti i USF-së: Ukraina mund të godasë shtatë herë më shumë objektiva në Krime

The Geopost August 11, 2026
E djathta ekstreme ruse ka zënë rrënjë në rajon: Lidhjet e “rusëve” çojnë nga Vishegradi dhe Beogradi në frontin në Ukrainë 8 min read
  • News

E djathta ekstreme ruse ka zënë rrënjë në rajon: Lidhjet e “rusëve” çojnë nga Vishegradi dhe Beogradi në frontin në Ukrainë

The Geopost August 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.