Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka dhënë Bjellorusisë një ultimatum njëjavor për të hequr pajisjet e transmetimit në territorin e saj, të cilat ai thotë se po ndihmojnë Rusinë të sulmojë Ukrainën, duke paralajmëruar se përndryshe Kievi do të ndërhyjë vetë për të ndaluar transmetimet.
Në një postim në rrjetet sociale të premten në mbrëmje, Zelensky i kërkoi drejtpërdrejt homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko, të “hiqte ato pajisje”.
“Mendoj se një javë është e mjaftueshme që ai ta bëjë këtë. … Nëse ai nuk e bën, ne do ta bëjmë”, tha Zelensky.
Zelenskyy shtoi se “Rusia do ta vazhdojë ta shtyjë atë më tej në këtë luftë”, por se presidenti bjellorus tani “e kupton që Ukraina do të përgjigjet”.
Presioni i Kievit ndaj Minskut nuk kufizohet vetëm te pajisjet e releve që, sipas Zelenskyy, “rregullojnë zjarrin ndaj popullit tonë”, raporton Politico.
Udhëheqësi i Ukrainës kritikoi gjithashtu Lukashenkon për sektorin e rafinimit të naftës në vendin e tij, duke argumentuar se “sot, Bjellorusia është një nga furnizuesit kryesorë për ushtrinë ruse”.
Kjo nuk është hera e parë që Kievi ka denoncuar përdorimin e territorit bjellorus nga Rusia për të nisur sulme kundër Ukrainës ose vendeve që e mbështesin atë.
Zelensky paralajmëroi në mesin e majit se Moska “po shqyrtonte plane për operacione në jug dhe veri të territorit bjellorus” ose kundër Ukrainës “ose kundër njërit prej vendeve të NATO-s”.
Mbështetja e Bjellorusisë për pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Presidenti rus Vladimir Putin është dokumentuar që nga fazat e hershme të luftës, kur forcat e Moskës përdorën territorin bjellorus për të nisur sulme me raketa dhe dronë kundër Ukrainës.
Por Bjellorusia nuk vendosi trupat e veta, një veprim që do ta kishte bërë atë një pjesëmarrëse të drejtpërdrejtë në konflikt.
Planet e fundit të supozuara të Rusisë për të sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus e shtynë Kievin të forconte mbrojtjen përgjatë kufirit të saj verior, duke përfshirë barriera betoni për të ndaluar automjete të blinduara dhe kanale antitank, sipas Guardian.
Lukashenko tha në një intervistë me Al Arabiya më 15 qershor se Bjellorusia nuk përbën kërcënim për Ukrainën. Ai gjithashtu i kërkoi falje Zelensky për komentet e mëparshme. “Por kur fillova të kërcënohesha, më duhej të përgjigjesha”, tha Lukashenko.
The GeoPost

Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas
Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia
Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës
Rusia përgatitet për një vit tjetër lufte – rrit taksat, rëndohet jeta e rusëve
Republikanë e demokratë në SHBA bashkohen kundër Serbisë, kërkojnë ndryshime në politikën e Beogradit
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”