Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Vidovdani dhe Gazimestani në fokusin e propagandës mediatike pro-ruse dhe pro-serbe

The Geopost June 14, 2026 3 min read
Share the news

Në një sërë tekstesh të publikuara ditët e fundit nga portalet RT Balkan (mediar nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Kremlinit), Informer dhe Veçernje novosti, iniciativat teknike dhe përkujtimore të komunës së Obiliqit interpretohen me qëllim të keq si “sulm ndaj identitetit serb” dhe “rrëmbim i historisë”, me çka ndizen qëllimisht tensionet para shënimit të Vidovdanit.

Në mediat pro-serbe dhe ruse është i pranishëm një narrativ politikisht dhe emocionalisht i ngarkuar që Kosovën e cilëson si “shtet të rremë”, ndërsa shqiptarët përshkruhen me shprehje si “terroristë” dhe “ekstremistë”.

Përmes tekstit me titull “Terroristët shqiptarë kundër heronjve të Kosovës: Pse shteti i rremë dëshiron të rrëmbejë Betejën e Kosovës”, portali RT Balkan përdor fjalor ndezës për ta paraqitur shënimin e përvjetorit të betejës si një akt të dhunshëm, terrorist, të synuar në fshirjen e identitetit historik serb.

RT Balkan në tekstin e vet përdor kualifikime të theksuara politike, ndërsa Informer, përmes formulimeve të titujve si “Kurti dëshiron t’ua rrëmbejë Lazarin serbëve”, u qaset manipulimeve të drejtpërdrejta emocionale dhe përdorimit të simboleve historike për mobilizimin politik të opinionit publik.

RT Balkan në tekstet për Gazimestanin ka përdorur një kornizë të theksuar propagandistike, duke përfshirë termat si “shtet i rremë” dhe “ekstremistë shqiptarë”, me çka konteksti politik dhe historik thjeshtohet dhe shndërrohet në një narrativ për konflikt dhe armiqësi.

Ngjarjet lidhur me Vidovdanin dhe Gazimestanin janë paraqitur si përpjekje të pretenduara të institucioneve të Kosovës për të “rrëmbyer kujtesën” dhe për të “fshirë trashëgiminë serbe”, megjithëse në realitet bëhet fjalë për iniciativa lokale përkujtimore dhe administrative që nuk përmbajnë elemente të ndalimit apo mohimit të historisë.

“Novosti” shtesë e përforcon këtë narrativ duke insistuar në nevojën për “mbrojtjen e Vidovdanit”, gjë që përforcon perceptimin e rrezikimit të vazhdueshëm të identitetit kulturor dhe fetar serb në Kosovë.

Analiza e këtyre përmbajtjeve tregon një model të përsëritur propagandistik, në të cilin çdo iniciativë politike apo lokale e institucioneve të Kosovës interpretohet si sulm ndaj serbëve, ndërsa ngjarjet historike përdoren si mjet për mobilizim politik bashkëkohor.

Gjuha emocionalisht e ngarkuar, mungesa e burimeve të verifikuara dhe dominimi i naracionit mbi “rrezikun” tregojnë për devijim nga standardet profesionale të gazetarisë.

Në vend të një informimi të ekuilibruar, raportimi i tillë kontribuon në krijimin e një atmosfere të konfliktit të vazhdueshëm politik dhe etnik, në të cilën ngjarjet komplekse reduktohen në narrativa të thjeshta për “miqtë” dhe “armiqtë”.

Në këtë mënyrë, hapësira mediatike bëhet një mjet për shpërndarjen e mesazheve propagandistike, dhe jo një platformë për informimin objektiv dhe të përgjegjshëm të publikut.

The Geopost

Continue Reading

Previous: Alarm në Gjermani, rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit
Next: BE thotë se ka prova se Kina stërviti ushtarë rusë për luftën në Ukrainë

“Rusia është armiku i botës së lirë”, sulmi rus pranë Polonisë, dyshohet se cak ishte treni me Boris Johnsonin dhe ish-shefin e CIA-s 3 min read
  • News

“Rusia është armiku i botës së lirë”, sulmi rus pranë Polonisë, dyshohet se cak ishte treni me Boris Johnsonin dhe ish-shefin e CIA-s

The Geopost September 14, 2026
Dronët rusë godasin vende pranë kufirit polak, Ukraina paralajmëron se Putini po ‘troket në derën e NATO-s’ 3 min read
  • Botë
  • News

Dronët rusë godasin vende pranë kufirit polak, Ukraina paralajmëron se Putini po ‘troket në derën e NATO-s’

The Geopost September 14, 2026
Propagandë për fëmijë: Shkollat ​​ruse do të shfaqin 83 filma për luftën 2 min read
  • Botë
  • News

Propagandë për fëmijë: Shkollat ​​ruse do të shfaqin 83 filma për luftën

The Geopost September 14, 2026
Konakoviq alarmon Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Konakoviq alarmon Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

The Geopost September 13, 2026
Kompania Anthropic e pengon Iranin të përdorë modelin Claude për propagandë dhe spiunazh 3 min read
  • Botë
  • News

Kompania Anthropic e pengon Iranin të përdorë modelin Claude për propagandë dhe spiunazh

The Geopost September 13, 2026
OKB paralajmëron se Ukraina mund të përballet me dimrin më të vështirë të luftës deri më tani 3 min read
  • Botë
  • News

OKB paralajmëron se Ukraina mund të përballet me dimrin më të vështirë të luftës deri më tani

The Geopost September 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.