Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

“Tela me gjemba inteligjentë”: Kurthi i ri i Ukrainës për dronët

The Geopost October 4, 2026 4 min read
Share the news

Ukraina ka nisur të përdorë në fushëbetejë një pajisje të re kundër dronëve me fibra optikë.

Ajo funksionon duke ua prerë kabllot përmes të cilave operatorët i kontrollojnë dronët.

Teknologjia vjen në kohën kur ushtritë në mbarë botën po kërkojnë mënyra për t’u mbrojtur nga këta dronë.

Pajisja ukrainase Chaharnyk (“shkurre”), e prezantuar në shtator, është krijuar për t’i këputur fizikisht kabllot me fibra optikë, që përdoren për kontrollimin e shumë dronëve FPV.

Ndryshe nga dronët që kontrollohen përmes radio-sinjaleve, dronët me fibra optikë nuk mund të ndalen duke ua bllokuar sinjalin elektronik.

Ata janë përdorur së voni edhe në konfliktin në Mianmar, si dhe në sulme vdekjeprurëse kundër forcave izraelite.

Përdorimi i tyre e ka nxitur edhe Izraelin që t’i intensifikojë përpjekjet për të gjetur mënyra efektive për t’u mbrojtur prej tyre.

Drejtori i kompanisë ukrainase, Logika Design Bureau, e cila ka zhvilluar pajisjen Chaharnyk, i tha REL se “dhjetëra” sisteme të tilla u janë dërguar, ditëve të fundit, njësive ukrainase në vijën e frontit.

Ai nuk pranoi të identifikohej për arsye sigurie dhe tha se është “ende shumë herët për të folur për vlerësime zyrtare apo statistika”, në lidhje me efektivitetin e këtyre pajisjeve në fushëbetejë.

Chaharnyk ngjan me një gardh për bagëti dhe është rreth 80 centimetra i lartë.

Kur sensori i tij akustik dikton një dron në afërsi, sistemi aktivizohet: motorët elektrikë vënë në lëvizje tela të pajisur me grepa të mprehtë, të ngjashëm me tela me gjemba, në një zonë të posaçme për kapjen dhe prerjen e kabllove.

Prodhuesi nuk dha hollësi se si funksionon kjo pjesë e sistemit.

Kur kablloja me fibra optikë kapet dhe pritet, lidhja fizike mes dronit dhe operatorit që e kontrollon, ndërpritet.

James Patton Rogers, bashkëdrejtues i Institutit Future Threat Lab në Kolegjin Mbretëror të Londrës, e krahason Chaharnykun me “tela me gjemba inteligjentë”.

Ai parashikon se pajisja mund të përballet me probleme të konsiderueshme në një zonë aktive të luftës, përfshirë rrezikun që edhe vetë sistemi të bëhet shënjestër e sulmeve.

Po ashtu, varësisht se ku vendoset, ajo mund të pengojë edhe lëvizjen e forcave ukrainase, sipas tij.

Megjithatë, Rogers thekson se “nëse vendoset përgjatë vijës së frontit ose rreth fshatrave, zonave të banuara dhe objekteve të rëndësishme ushtarake, krahas teknologjive të tjera kundër dronëve, mund të ofrojë mbrojtje jetike ndaj një kërcënimi që ende nuk është neutralizuar”.

Gjatë demonstrimeve të sistemit, kabllot me fibra optikë që tërheqin pas vetes dronët sulmues FPV, kapen në grepat e Chaharnykut dhe më pas tërhiqen drejt mekanizmit prerës.

Kompania Logika pretendon se sistemi arrin t’i këpusë kabllot në 95 për qind të rasteve.

Por, prerja e kabllove nuk e neutralizon domosdoshmërisht dronin.

Drejtuesi i kompanisë ukrainase Logika i tha se shumë dronë rusë FPV, që kontrollohen përmes fibrave optikë, kanë edhe një lidhje rezervë me radio.

Nëse kablloja pritet, droni kalon në atë mënyrë alternative të komunikimit.

“Në atë rast, aktivizohen sistemet e luftës elektronike të vendosura në zonë”, tha ai, duke shtuar se “në shumicën e rasteve, droni rrëzohet dhe shpërthen”.

Një raport i fundit kinez për teknologjitë kundër dronëve analizoi një pengesë të improvizuar, të ngjashme në parim me Chaharnykun, e cila u filmua duke u përdorur në Ukrainë, në fund të vitit 2025.

Sipas raportit kinez, ky sistem i improvizuar kishte kufizime “të qarta”.

Piloti mund ta drejtojë dronin përreth pengesës; prerja e fibrave optikë nuk e shmang domosdoshmërisht goditjen, pasi droni mund të vazhdojë lëvizjen dhe të përplaset në objektiv; ndërsa vetë vendosja e pengesës mund të zbulojë zonën ku operojnë forcat mbrojtëse.

“A mund ta dallojë kundërshtari Chaharnykun dhe ta anashkalojë? Po, kjo është e mundur”, i tha Radios Evropa e Lirë drejtuesi i kompanisë Logika.

“Megjithatë, nëse vendoset siç duhet një rrjet i këtyre sistemeve, duke marrë parasysh objektin apo zonën që duhet mbrojtur, nuk do të ketë rrugë për ta anashkaluar”, sipas tij.

Këto deklarata lënë të kuptohet se ndër pozicionet e para ku mund të vendoset kjo teknologji, janë pikat e vogla ukrainase në vijën e frontit, të cilat sulmohen rregullisht nga dronët FPV.

Drejtuesi i Logikas shtoi se sistemi mund të kamuflohet.

Sipas tij, edhe pamjet me rezolucion të ulët që shohin operatorët e dronëve, mund ta bëjnë të vështirë dallimin e pajisjes nga distanca.

“Nuk po pretendojmë se Chaharnyk do t’i mbrojë të gjithë, por jemi të bindur se do ta përmirësojë mbrojtjen nga sulmet me dronë FPV që kontrollohen përmes fibrave optikë”, tha ai./REL

Tags: Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas
Next: Putini po teston kufijtë e Perëndimit – MacMillan: Rusia po sillet si një shtet mashtrues

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • News

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia

The Geopost October 9, 2026
Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut 6 min read
  • Botë
  • News

Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut

The Geopost October 9, 2026
Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh 1 min read
  • Botë
  • News

Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh

The Geopost October 9, 2026
Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë 1 min read
  • Botë
  • News

Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë

The Geopost October 9, 2026
Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA 4 min read
  • Ballkan
  • News

Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA

The Geopost October 9, 2026
Asnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim 7 min read
  • Botë

Asnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim

The Geopost October 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.