Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Krime pas sulmeve të fuqishme të Ukrainës

The Geopost June 27, 2026 2 min read
Share the news

Autoritetet ruse të vendosura nga Moska në Krime kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë gadishullin, duke argumentuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në jetën e përditshme.

Vendimi u njoftua nga kreu pro-rus i Krimesë, Sergei Aksionov, i cili tha se masa do të lehtësojë marrjen e vendimeve urgjente për funksionimin e shërbimeve jetike.

Gjendja e jashtëzakonshme u jep autoriteteve të drejtën të kufizojnë lëvizjen e qytetarëve, të pezullojnë aktivitetin e bizneseve dhe, nëse është e nevojshme, të urdhërojnë evakuime. Aksionov theksoi se masa është koordinuar edhe me autoritetet e Sevastopolit.

Sipas raportimeve, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj objekteve energjetike, terminaleve të naftës dhe infrastrukturës së transportit në Krime, me synimin për të dobësuar linjat logjistike ruse dhe për ta izoluar gadishullin.

Pas goditjes së një terminali të rëndësishëm të naftës në Kerç, autoritetet ndaluan shitjen e karburantit për civilët, ndërsa në Sevastopol u kufizua orari i punës së bizneseve për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Sulmet kanë shkaktuar edhe ndërprerje të gjera të furnizimit me energji.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mihailo Fedorov, deklaroi se logjistika ruse në Krime është goditur rëndë dhe se gadishulli po izolohet. Nga ana tjetër, zyrtarët rusë akuzojnë Ukrainën për sulme ndaj infrastrukturës civile dhe për përpjekje për të përhapur panik.

Ndërkohë, sipas raportimeve, situata ka ndikuar edhe në sezonin turistik, me largimin e shumë pushuesve rusë nga Krimea. Analistë dhe blogerë ushtarakë rusë paralajmërojnë se gjendja mund të përkeqësohet më tej nëse sulmet ukrainase vazhdojnë me të njëjtin intensitet.

Tags: Kremlini Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: NATO drejt investimeve rekord në mbrojtje, Rutte zbulon planet për samitin në Turqi
Next: Poshtërim i vërtetë për Putinin – Rusia dikur i shiste naftë Indisë, tani po përgatitet të blejë benzinë nga India

Ministrat e BE-së kërkojnë reagim të përbashkët ndaj sulmeve ruse që po shtrihen përtej Ukrainës 4 min read
  • Botë

Ministrat e BE-së kërkojnë reagim të përbashkët ndaj sulmeve ruse që po shtrihen përtej Ukrainës

The Geopost November 17, 2026
Vlahoviq për interpretimin e melodisë nacionaliste në Bruksel: Provokim i qëllimshëm me mesazhe të qarta 3 min read
  • News

Vlahoviq për interpretimin e melodisë nacionaliste në Bruksel: Provokim i qëllimshëm me mesazhe të qarta

The Geopost November 16, 2026
Rusia përdori dezinformimin për të ndikuar në negociatat e paqes me Ukrainën, synonte përjashtimin e Evropës nga bisedimet 6 min read
  • Botë

Rusia përdori dezinformimin për të ndikuar në negociatat e paqes me Ukrainën, synonte përjashtimin e Evropës nga bisedimet

The Geopost November 16, 2026
Propaganda ruse përmes muzikës së gjeneruar nga AI: Mbi 86 milionë dëgjime në platformat perëndimore 2 min read
  • Botë
  • News

Propaganda ruse përmes muzikës së gjeneruar nga AI: Mbi 86 milionë dëgjime në platformat perëndimore

The Geopost November 16, 2026
BE zbarkoi në cisternën e “flotës në hije ruse”, ajo lundronte nën flamur të rremë 2 min read
  • Botë

BE zbarkoi në cisternën e “flotës në hije ruse”, ajo lundronte nën flamur të rremë

The Geopost November 16, 2026
Bloomberg: SHBA ndryshon planet për Evropën, nuk do të tërheqë 25 mijë ushtarë 2 min read
  • Botë

Bloomberg: SHBA ndryshon planet për Evropën, nuk do të tërheqë 25 mijë ushtarë

The Geopost November 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.