Screenshot
Këtë qëndrim e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Alleksandar Çupiq, në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, duke sinjalizuar se Beogradi do të vazhdojë politikën e ndjekur deri më tani nga Alleksandar Vuçiqi ndaj Moskës.
Gjatë intervistës, Çupiq shprehu pakënaqësi për atë që e konsideroi tolerim nga ana e Brukselit ndaj veprimeve politike të Vuçiqit, por njëkohësisht përsëriti se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për sanksionet kundër Rusisë.
Ai gjithashtu u shpreh i bindur se brenda Bashkimit Evropian ekziston mirëkuptim për vendimin e Beogradit që të mos i bashkohet masave ndëshkuese të vendosura ndaj Moskës.
Qëndrimi i përsëritur nga Çupiq dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar kursin e saj ndaj Rusisë, pavarësisht synimit të deklaruar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Beogradi vazhdon të mbajë një politikë të dyfishtë, duke shprehur përkushtim për integrimin evropian, por duke refuzuar harmonizimin e plotë të politikës së jashtme me atë të BE-së, veçanërisht sa i përket sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
The GeoPost

Ku çojnë gjurmët e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Merz: Rusia synon më shumë se pushtimin e Ukrainës, Evropa duhet t’i vendosë kufij Moskës
Më shumë se 700,000 ushtarë rusë të vrarë në luftën e Ukrainës, tregon një analizë e re
Putini nuk shpreson më te fitorja ushtarake, por te përçarja e Perëndimit për ta fituar luftën në Ukrainë
Fetoshi: Lista Studentore në Serbi po përballet me presione për një qasje më konfrontuese ndaj Perëndimit dhe Kosovës
Garanci si të NATO-s për Ukrainën? Propozimi amerikan përballë kundërshtimit rus