Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Rihapet hetimi për vrasjen e gazetares së BBC-së në vitin 1999 – autori dyshohet se është krimineli serb, “Legija”

The Geopost September 26, 2026 2 min read
Share the news

Policia britanike ka nisur një hetim të ri për vrasjen e prezantueses së BBC-së, Jill Dando, 27 vjet pas krimit që ende mbetet i pazbardhur.

Hetuesit po rishqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga stacioni i metrosë Putney Bridge në Londër, ku ishte filmuar një person i dyshuar rreth 20 minuta pasi Dando ishte qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së saj.

Pamjet janë rishikuar falë përparimeve të reja në teknologjinë e përpunimit të imazheve. Policia shpreson të përcaktojë më qartë identitetin e personit të filmuar.

Hetimi i ri vjen pas një investigimi trevjeçar të gazetës Mirror, e cila ka ngritur dyshime se personi i filmuar mund të ketë ngjashmëri me Milorad Ulemekun – Legijan, ish-pjesëtar i Legjionit të Huaj Francez dhe figurë e njohur e botës paramilitare serbe.

Dy dëshmitarë kanë deklaruar më parë për Mirror se besojnë se personi që panë pranë vendit të vrasjes mund të ketë qenë Ulemeku.

Një analist i videove forenzike ka vënë në dukje ngjashmëri mes personit të filmuar dhe Ulemekut, përfshirë formën e gojës, mjekrës, vijës së flokëve, hundës dhe veshit.

Jill Dando, 37 vjeçe, u vra më 26 prill 1999, kur u qëllua me një plumb në kokë teksa po hynte në shtëpinë e saj në Fulham të Londrës.

Në atë kohë, Britania e Madhe dhe NATO po zhvillonin sulme ajrore kundër Jugosllavisë. Një ditë pas vrasjes, BBC-ja mori një telefonatë ku pretendohej se krimi ishte hakmarrje për sulmet ndaj Serbisë. Megjithatë, hetuesit dyshuan se telefonata mund të kishte qenë mashtrim.

Barry George u dënua për vrasjen në vitin 2001 dhe kaloi tetë vjet në burg, por dënimi i tij u anulua dhe ai u shpall i pafajshëm pas rigjykimit në vitin 2008.

Ulemeku aktualisht po vuan një dënim 40-vjeçar në Serbi për përfshirjen në vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stamboliq dhe ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq. Deri tani, nuk ka prova publike që e lidhin atë me vrasjen e Dandos.

Policia Metropolitane ka deklaruar se hetimi mbetet në vazhdim dhe se përparimet në teknologjinë e përmirësimit të pamjeve CCTV u kanë mundësuar hetuesve të rishqyrtojnë materialin origjinal.

Tags: Britania e Madhe Hetime Serbi

Continue Reading

Previous: Vuçiq bisedon me Putinin, shprehet i bindur se marrëveshja për gazin me Rusinë do të zgjatet
Next: Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë

Sfidat pas Vuçiqit: Pesë detyra nga të cilat varet e ardhmja demokratike e Serbisë 10 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Sfidat pas Vuçiqit: Pesë detyra nga të cilat varet e ardhmja demokratike e Serbisë

The Geopost November 14, 2026
Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s

The Geopost November 13, 2026
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike? 2 min read
  • Botë
  • News

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

The Geopost November 13, 2026
Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s 2 min read
  • Ballkan
  • News

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

The Geopost November 13, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra 1 min read
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

The Geopost November 13, 2026
Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit 2 min read
  • News

Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit

The Geopost November 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.