Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Mali i Zi rikthen regjimin e vizave me Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë

The Geopost September 25, 2026 1 min read
Share the news

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informacionin për nevojën e anulimit të marrëveshjeve që rregullojnë regjimin pa viza me Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë.

Malazezët në këtë formë kanë vazhduar përafrimin e politikës së vizave me legjislacionin e Bashkimit Evropian, në kuadër të negociatave për anëtarësim.

Me ndryshimet në Rregulloren për Regjimin e Vizave, të miratuara nga qeveria më 23 korrik, është përcaktuar se nga 1 nëntori 2026, shtetasit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Turqisë do të kenë nevojë për vizë për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Malit të Zi.

Qeveria malazeze ka bërë të ditur se, duke qenë se këto çështje rregullohen edhe përmes marrëveshjeve ndërkombëtare, është e nevojshme të ndërmerren procedurat formale për anulimin e marrëveshjeve dypalëshe me këto tri shtete.

Sa i përket Turqisë, Qeveria e Malit të Zi do të nisë një nismë për lidhjen e një marrëveshjeje të re dypalëshe, e cila do të ruante regjimin pa viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale.

Qëllimi i kësaj mase është që, në masën më të madhe të mundshme, të sigurohet vazhdimësia e regjimit pa viza për këto kategori, në përputhje të plotë me rregullat e Bashkimit Evropian.

Tags: Bjellorusia Mali i Zi Rusia Turqia

Continue Reading

Previous: Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka ndaluar financimin për lobim për pavarësinë e Republikës Srpska

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka ndaluar financimin për lobim për pavarësinë e Republikës Srpska 4 min read
  • Ballkan
  • News

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka ndaluar financimin për lobim për pavarësinë e Republikës Srpska

The Geopost September 25, 2026
“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB 4 min read
  • Ballkan
  • Botë

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

The Geopost September 25, 2026
Mbi gjysmë milioni votues pa adresë të plotë, opozita kërkon verifikim të regjistrit zgjedhor në Serbi 11 min read
  • Ballkan
  • News

Mbi gjysmë milioni votues pa adresë të plotë, opozita kërkon verifikim të regjistrit zgjedhor në Serbi

The Geopost September 25, 2026
Rusia dhe kërcënimi ndaj NATO-s: Çfarë paralajmëron Danimarka për krahun lindor? 2 min read
  • Botë
  • News

Rusia dhe kërcënimi ndaj NATO-s: Çfarë paralajmëron Danimarka për krahun lindor?

The Geopost September 25, 2026
SHBA propozon bisedime trepalëshe Ukrainë-Rusi në Emiratet e Bashkuara Arabe 3 min read
  • Botë
  • News

SHBA propozon bisedime trepalëshe Ukrainë-Rusi në Emiratet e Bashkuara Arabe

The Geopost September 25, 2026
BE kushtëzon fondet e reja për Ukrainën me reforma, kërkon luftë ndaj ekonomisë informale dhe korrupsionit 2 min read
  • Botë
  • News

BE kushtëzon fondet e reja për Ukrainën me reforma, kërkon luftë ndaj ekonomisë informale dhe korrupsionit

The Geopost September 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.