Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zhbllokojnë një paketë prej 6.6 miliardë eurosh ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila kishte mbetur pezull që nga viti 2023 për shkak të vetos së Hungarisë.
Paketa përmes European Peace Facility do të ndahet në:
4.7 miliardë euro për rimbursimin e armëve dhe pajisjeve;
1 miliard euro për blerje të përbashkëta ushtarake;
900 milionë euro për misionin evropian që trajnon forcat ukrainase.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, e cilësoi marrëveshjen si “lajm të mirë për Ukrainën dhe lajm të keq për Rusinë”.
Vendimi vjen në një moment kritik për Kievin.
Ukraina përballet me një mungesë prej rreth 27 miliardë dollarësh në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se financimi duhet të zgjidhet gjatë muajve tetor–nëntor për të garantuar furnizimin me dronë dhe armë në fillim të vitit 2027.
Fondet e BE-së nuk do të disbursohen menjëherë, pasi fillimisht duhet të miratohen disa akte ligjore.

Asnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim
Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Rubio kërkon nga Rusia më shumë informacion për vdekjen e punonjësit në laboratorin e murtajës
Miliarda dollarë armë amerikane për Lindjen e Mesme, SHBA-ja miraton marrëveshjet me tri shtete arabe
Franca dhe Gjermania kërkojnë kompetenca të reja për BE-në për të mbrojtur tregun evropian nga Kina