Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Kreu i komunistëve rusë: Po e humbin luftën në Ukrainë

The Geopost October 2, 2026 2 min read
Share the news

Kreu i Partisë Komuniste të Rusisë, Gennady Zyuganov, ka deklaruar se vazhdimi i luftës në Ukrainë mund ta çojë Rusinë drejt humbjes, duke bërë thirrje për ndryshim të kursit politik.

“Nëse nuk ndryshojmë drejtimin dhe vazhdojmë këtë luftë rraskapitëse, të gjithë do të humbasim”, tha Zyuganov në një konferencë për media.

Ai kërkoi një orientim më të madh drejt politikave të majta, duke theksuar nevojën për drejtësi sociale, unitet dhe zhvillim ekonomik.

Zyuganov kritikoi edhe gjendjen ekonomike të Rusisë, duke thënë se ekonomia e vendit është rritur shumë më ngadalë krahasuar me ekonominë globale gjatë viteve të fundit.

Ai përmendi si shembull edhe sektorin teknologjik, duke thënë se Rusia, pavarësisht përpjekjeve të saj, nuk ka arritur të prodhojë një telefon celular konkurrues në tregun ndërkombëtar.

Kreu i komunistëve rusë foli gjithashtu për rritjen e pabarazisë ekonomike. Sipas tij, numri i miliarderëve në Rusi është rritur gjatë periudhës së luftës, ndërsa pasuria e tyre e përbashkët ka arritur në qindra miliarda dollarë.

Zyuganov kritikoi edhe rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, duke pretenduar se në disa rajone janë regjistruar parregullsi dhe se përfaqësues të partisë së tij janë larguar nga qendrat e votimit.

Më herët, ai kishte propozuar edhe konfiskimin e rreth 130 trilionë rublave (1.3 milionë euro) nga llogaritë private dhe të bizneseve, duke argumentuar se këto mjete mund të përdoren për financimin e buxhetit dhe për përballimin e pasojave ekonomike të luftës.

Tags: Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: BE-ja dhe Ukraina bien dakord për mënyrat e mbulimit të nevojave buxhetore për këtë vit
Next: Putin lavdëron Serbinë për refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë: Shpresoj që Vuçiq të bëhet kryeministër

Putin mbështet hapur Vuçiqin për kryeministër – Stradner: FSB-ja ruse po përgatit kaos në Beograd këtë tetor 3 min read
  • Botë
  • News

Putin mbështet hapur Vuçiqin për kryeministër – Stradner: FSB-ja ruse po përgatit kaos në Beograd këtë tetor

The Geopost October 2, 2026
Mujanoviq: Deklaratat e Putinit janë jehonë e narrativës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe” 2 min read
  • Ballkan
  • News

Mujanoviq: Deklaratat e Putinit janë jehonë e narrativës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe”

The Geopost October 2, 2026
Putin lavdëron Serbinë për refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë: Shpresoj që Vuçiq të bëhet kryeministër 3 min read
  • Ballkan
  • News

Putin lavdëron Serbinë për refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë: Shpresoj që Vuçiq të bëhet kryeministër

The Geopost October 2, 2026
BE-ja dhe Ukraina bien dakord për mënyrat e mbulimit të nevojave buxhetore për këtë vit 2 min read
  • Botë
  • News

BE-ja dhe Ukraina bien dakord për mënyrat e mbulimit të nevojave buxhetore për këtë vit

The Geopost October 2, 2026
Ukraina përdor për herë të parë në luftime raketën balistike FP-7 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina përdor për herë të parë në luftime raketën balistike FP-7

The Geopost October 2, 2026
Alarm në Britani: MI5 akuzon kompaninë kineze për financimin e akademikëve për qëllime spiunazhi 5 min read
  • Botë

Alarm në Britani: MI5 akuzon kompaninë kineze për financimin e akademikëve për qëllime spiunazhi

The Geopost October 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.