Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

BE-ja dhe Ukraina bien dakord për mënyrat e mbulimit të nevojave buxhetore për këtë vit

The Geopost October 2, 2026 2 min read
Share the news

Komisioni Evropian dhe Ukraina kanë rënë dakord për mënyrat e mbulimit të nevojave buxhetore të vendit deri në fund të vitit 2026.

Kjo bëhet e ditur në një deklaratë të përbashkët të Komisionit Evropian dhe Ukrainës, sipas raportimit të “Ukrinform”.

“Sot, përmes përpjekjeve të përbashkëta të koordinuara, kemi identifikuar mjetet për të mbuluar nevojat buxhetore dhe të mbrojtjes së Ukrainës për vitin 2026”, thanë palët.

Ato gjithashtu rikonfirmuan hapat e nevojshëm për të siguruar disbursimin e tyre në kohë.

Për vitin 2027, palët ranë dakord të ecin shpejt me alokimin e 45 miliardë eurove në kuadër të Huasë për Mbështetjen e Ukrainës, në varësi të përmbushjes së kushteve të vendosura.

“Ne gjithashtu do të fillojmë punën për identifikimin e nevojave shtesë buxhetore dhe të mbrojtjes”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

Të gjitha palët ranë dakord se edhe partnerët e tjerë duhet të përmbushin angazhimet e tyre financiare dhe të intensifikojnë përpjekjet, duke pasur parasysh sfidat e mëdha me të cilat përballet Ukraina.

Palët ranë dakord gjithashtu sot që të takohen çdo muaj për të koordinuar përpjekjet e përbashkëta për mbulimin e nevojave financiare të Ukrainës.

“Dialogu ynë me Komisionin Evropian ka dhënë rezultate të mira në adresimin e nevojave financiare dhe të mbrojtjes së Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027. Kemi rënë dakord për formatin, afatet kohore dhe hapat e nevojshëm për të siguruar mbulimin e plotë. Në vijim, ne do ta koordinojmë këtë punë dhe do t’i harmonizojmë veprimet tona çdo muaj, duke siguruar koordinim të vazhdueshëm”, shkroi në Facebook presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai shprehu mirënjohjen për të gjithë partnerët evropianë dhe tha se aktualisht po përgatiten vendime shtesë për të forcuar Ukrainën.

Continue Reading

Previous: Ukraina përdor për herë të parë në luftime raketën balistike FP-7
Next: Kreu i komunistëve rusë: Po e humbin luftën në Ukrainë

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • News

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia

The Geopost October 9, 2026
Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut 6 min read
  • Botë
  • News

Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut

The Geopost October 9, 2026
Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh 1 min read
  • Botë
  • News

Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh

The Geopost October 9, 2026
Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë 1 min read
  • Botë
  • News

Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë

The Geopost October 9, 2026
Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA 4 min read
  • Ballkan
  • News

Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA

The Geopost October 9, 2026
Asnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim 7 min read
  • Botë

Asnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim

The Geopost October 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.