Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka akuzuar Rusinë se po zhvillon një “luftë në hije” kundër infrastrukturës kritike në mbarë botën, duke thënë se Serbia po përdoret si bazë për rekrutimin, trajnimin dhe strehimin e operacioneve ruse.
Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Wilson tha se Rusia po shfrytëzon territorin e Serbisë për të organizuar operacione të fshehta, duke e lidhur këtë aktivitet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Rusia rekruton, trajnon dhe strehon shumë nga operacionet e saj terroriste në Serbi”, deklaroi Wilson, duke e paraqitur Beogradin si një prej pikave ku Moska mbështetet për aktivitetet e saj të fshehta jashtë territorit rus.
Deklaratat e kongresmenit amerikan vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë rritur shqetësimet për operacionet ruse që synojnë infrastrukturën kritike dhe për aktivitetet e fshehta që Moska zhvillon në vende të ndryshme evropiane.
Wilson përmendi gjithashtu angazhimin e tij në Kongres përmes Aktit të Kabllove Strategjike Nënujore (SSCA), për të cilin tha se është bashkë-sponsorizues.
Legjislacioni synon të forcojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike nënujore, përfshirë kabllot e komunikimit që konsiderohen jetike për funksionimin e ekonomisë dhe komunikimeve globale.
Kabllot nënujore janë bërë një prej pikave kryesore të shqetësimit të vendeve perëndimore për shkak të rrezikut të sabotimit dhe ndërhyrjeve të fshehta. Autoritetet amerikane dhe evropiane kanë paralajmëruar vazhdimisht për kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike që mund të përdoren për të dëmtuar komunikimet, energjinë dhe sistemet e tjera strategjike.
Në këtë kontekst, Wilson e vendos Serbinë në një pozitë të veçantë, duke shtuar se vendi po shërben si pikë mbështetëse për operacionet ruse.
Deklaratat e Wilson vijnë gjithashtu pas një serie shqetësimesh në Evropë lidhur me operacionet e dyshuara ruse të sabotimit, rekrutimin e personave për sulme dhe përpjekjet për të dëmtuar infrastrukturën kritike në vendet që mbështesin Ukrainën.
Sipas Wilson, përballja me këtë “luftë në hije” kërkon forcimin e mbrojtjes së infrastrukturës strategjike, përfshirë kabllot nënujore, si dhe ekspozimin e rrjeteve që Rusia përdor për operacionet e saj jashtë vendit.
The GeoPost

Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij
Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin?
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë
Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik
Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme?
Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia