Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Haga refuzon kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të UDB-së, Jovica Stanishiqit

The Geopost September 26, 2026 2 min read
Share the news

Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale në Hagë ka refuzuar të premten kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (UDB) të Serbisë, Jovica Stanishiqit.

Stanishiq është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte të kryera në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci gjatë periudhës 1991–1995.

Kryetarja e Mekanizmit, Graciela Gatti Santana, në arsyetimin e vendimit tha se, megjithëse Stanishiq e ka përmbushur kushtin formal për lirimin pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit, ekzistojnë arsye të rëndësishme kundër lirimit të tij, shkruan danas.

Ndër arsyet kryesore, ajo përmendi peshën e krimeve të kryera dhe mungesën e shenjave të mjaftueshme të rehabilitimit.

Ajo shtoi se gjykatës nuk i janë paraqitur prova për arsye bindëse humanitare që do të justifikonin një vlerësim tjetër.

Stanishiq e kishte paraqitur kërkesën për lirim të parakohshëm në mars të këtij viti, pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit.

Në maj të vitit 2023, Mekanizmi kishte shqiptuar aktgjykimin përfundimtar ndaj ish-drejtuesve të SDB-së, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, të cilët u dënuan me nga 15 vjet burgim.

Ata u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, si dhe për krime kundër njerëzimit, veprime çnjerëzore, vrasje, dëbime dhe përndjekje të popullsisë në disa komuna të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë.

Tags: Bosnje dhe Hercegovina Haga Kroaci Serbia

Continue Reading

Previous: Polonia i ofron stimuj financiarë SHBA-së, teksa përparojnë bisedimet për bazën ushtarake
Next: Vuçiq bisedon me Putinin, shprehet i bindur se marrëveshja për gazin me Rusinë do të zgjatet

Sfidat pas Vuçiqit: Pesë detyra nga të cilat varet e ardhmja demokratike e Serbisë 10 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Sfidat pas Vuçiqit: Pesë detyra nga të cilat varet e ardhmja demokratike e Serbisë

The Geopost November 14, 2026
Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s

The Geopost November 13, 2026
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike? 2 min read
  • Botë
  • News

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

The Geopost November 13, 2026
Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s 2 min read
  • Ballkan
  • News

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

The Geopost November 13, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra 1 min read
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

The Geopost November 13, 2026
Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit 2 min read
  • News

Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit

The Geopost November 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.