Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Costa kërkon përshpejtimin e zgjerimit të BE-së: Duhet të thjeshtojmë procesin e anëtarësimit

The Geopost June 6, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, mbështeti thjeshtimin e rregullave të Bashkimit Evropian për pranimin e anëtarëve të rinj, duke thënë se blloku duhet të “përshpejtojë” procesin e zgjerimit për t’u treguar partnerëve të Ballkanit Perëndimor se është “serioz” në realizimin e aspiratave të tyre për anëtarësim në BE.

Duke folur për Euronews nga Tivati i Malit të Zi, ku liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen këtë të premte, Costa propozoi mënyra për të thjeshtuar metodologjinë aktuale, e cila shpesh është cilësuar si e rëndë dhe një nga arsyet e frustrimit në rajon, ku disa vende presin prej gati dy dekadash për të avancuar drejt anëtarësimit.

“Aktualisht duhet të votojmë më shumë se 40 herë gjatë gjithë procesit”, tha Costa, duke shtuar se BE-ja mund të shqyrtojë mundësinë e reduktimit të numrit të vendimeve për ta bërë procesin më të shpejtë dhe më efikas.

Anëtarësimi në BE kërkon miratimin unanim të të gjitha shteteve anëtare në disa faza të procesit, gjë që u jep qeverive mundësinë të përdorin të drejtën e vetos.

Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është bllokuar disa herë nga veto të Greqisë dhe Bullgarisë për mosmarrëveshje që lidhen me çështje kushtetuese dhe të drejtat e pakicave.

Po ashtu, ish-kryeministri hungarez Viktor Orban ka përdorur vazhdimisht veton për të penguar përparimin e Ukrainës drejt integrimit evropian.

“Personalisht besoj se nuk kemi nevojë për unanimitet për hapjen e kapitujve dhe grup-kapitujve. Na duhet unanimitet vetëm për mbylljen e tyre”, tha Costa, duke iu referuar 33 kapitujve të procesit të anëtarësimit, të organizuar në gjashtë grupime tematike.

Ai shtoi se çështjet dypalëshe që mund të pengojnë një vend kandidat duhet të zgjidhen mes vetë vendeve të përfshira, me mbështetjen e institucioneve evropiane, por pa dëmtuar procesin e anëtarësimit.

Komentet e Costës vijnë pas një zhvillimi të rëndësishëm në procesin e Ukrainës drejt BE-së.

Kryeministri hungarez Peter Magyar hoqi veton dyvjeçare ndaj nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Kievit, pas një marrëveshjeje për të drejtat e pakicës hungareze në Ukrainë.

Costa e cilësoi “pozitive” këtë “qasje të re të Hungarisë në Bashkimin Evropian”.

Ai propozoi gjithashtu përdorimin e më shumë periudhave kalimtare për vendet kandidate, me qëllim që procesi i zgjerimit të bëhet më efikas.

Si shembull, ai përmendi mënyrën se si BE-ja integron gradualisht anëtarët e rinj në Politikat e Përbashkëta Bujqësore (CAP), përmes të cilave mbështeten financiarisht fermerët evropianë.

“Mësuam nga zgjerimet e mëparshme se gjithmonë kemi aplikuar klauzola kalimtare në fusha si bujqësia dhe liria e lëvizjes. Tani, duke qenë se po flasim për një zgjerim shumë sfidues, ndoshta kemi nevojë për klauzola kalimtare edhe në çështjet institucionale”, tha ai.

Megjithëse nuk specifikoi se si mund të integrohen gradualisht vendet e reja në institucionet e BE-së, një propozim i fundit i kancelarit gjerman Friedrich Merz për Ukrainën sugjeronte kufizimin e përkohshëm të së drejtës së votës si pjesë e një “anëtarësimi të asociuar” përpara anëtarësimit të plotë.

Tags: Bashkimi Evropian BE Keshilli evropian

Continue Reading

Previous: Kryeministri britanik: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve
Next: Ndërsa BE-ja largohet nga gazi rus, Republika Srpska thellon bashkëpunimin me Gazprom-in

Shefi i CIA-s: Një ushtar rus mbijeton mesatarisht 20–30 minuta në Ukrainë 1 min read
  • Botë
  • News

Shefi i CIA-s: Një ushtar rus mbijeton mesatarisht 20–30 minuta në Ukrainë

The Geopost July 18, 2026
Europoli dhe algoritmi i ri kundër terrorizmit 6 min read
  • Analiza
  • News

Europoli dhe algoritmi i ri kundër terrorizmit

The Geopost July 18, 2026
Gjermania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe pengim bërthamor 3 min read
  • Botë
  • News

Gjermania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe pengim bërthamor

The Geopost July 18, 2026
BE vendos sanksione ndaj grupit rus të teknologjisë së mbrojtjes 2 min read
  • Botë
  • News

BE vendos sanksione ndaj grupit rus të teknologjisë së mbrojtjes

The Geopost July 18, 2026
Rusia përballet me mungesë pajisjesh për anijet Arc7, Kina nuk i eksporton për shkak të sanksioneve 3 min read
  • Botë
  • News

Rusia përballet me mungesë pajisjesh për anijet Arc7, Kina nuk i eksporton për shkak të sanksioneve

The Geopost July 18, 2026
Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze 6 min read
  • Ballkan
  • News

Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze

The Geopost July 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.