Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Arrestohet Jugosllav Petroviq, i kërkuar për grabitje – dyshohet edhe për vrasjen e Shefko Sallkoviqit

The Geopost February 18, 2026 2 min read
Share the news

Jugosllav Petroviq i kërkuar për një rast grabitjeje të regjistruar në vitin 2022 në Leposaviq, është arrestuar nga Policia e Kosovës me date 02.02.2026. I njëjti ka rënë në pranga të policisë pasi qe figuronte në listën e ndalimit.

Siç raporton gazetaexpress, Petroviq rezulton i dyshuar edhe për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Sallkoviq dhe plagosjen e Edin Islamoviq ne fshatin Podstenje të Leposaviqit, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2010. Sipas burimeve të njejta, Petroviq ka qenë pjesë e njësive speciale policore serbe, të cilat kishin operuar edhe gjatë periudhës së luftës në Kosovë, përfshirë operacionet në zonën e Prekazit.

Rasti i të vrarit Shefko Sallkoviqit është rikthyer në vëmendje edhe pas postimit publik të Kryeministrit Albin Kurti, i cili e përkujtoi aktivistin si simbol të rezistencës qytetare dhe integrimit institucional në veri të vendit.

Në postimin e tij, Kurti kishte theksuar se hetimet kishin treguar se përgjegjës për vrasjen ishin individë të lidhur me strukturat e sigurisë serbe, duke përmendur emrin e Jugosllav Petroviqit dhe Radomir Deliqit si të dyshuar për përfshirje.

Lidhur me këtë rast Kurti kishte theksuar se vrasja e Sallkoviq ishte një sulm që synonte përhapjen e frikës dhe panikut tek ata që përpiqeshin të integroheshin në institucionet e Kosovës, veçanërisht në komunat veriore të banuara kryesisht nga serbë.

Gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për Jugoslav Petroviq.

Continue Reading

Previous: A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të një marrëveshjeje?
Next: Fjalët përmbyllëse të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë

Pas presionit nga Lista e Studentëve, Manja Grçiq jep dorëheqje nga drejtimi i RTS-së 2 min read
  • News

Pas presionit nga Lista e Studentëve, Manja Grçiq jep dorëheqje nga drejtimi i RTS-së

The Geopost October 28, 2026
Sulmet ruse me dronë shumëfishohen në Moldavi 4 min read
  • News

Sulmet ruse me dronë shumëfishohen në Moldavi

The Geopost October 28, 2026
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026
Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik 3 min read
  • Ballkan
  • News

Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik

The Geopost October 27, 2026
Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme? 5 min read
  • News

Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme?

The Geopost October 27, 2026
Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia 3 min read
  • News

Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia

The Geopost October 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.