Në një intervistë të gjatë rreth 90 minuta, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se shteti i tij është i përgatitur të diskutojë me Rusinë, miratimin statusit neutral.
Në këtë intervistë dhënë mediave të pavarura ruse, Zelensky thotë se si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, Ukraina është e përgatitur të diskutojë miratimin e një statusi neutral, por ajo marrëveshje do të duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset në një referendum.
“Garancitë e sigurisë dhe neutraliteti, statusi jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të. Kjo është pika më e rëndësishme,” tha ai në video-intervistë.
Udhëheqësi ukrainas, duke folur në rusisht gjatë gjithë kohës, shton se pushtimi rus ka shkaktuar shkatërrimin e qyteteve që flasin gjuhën ruse në Ukrainë.
Përdorimi i gjuhës ruse në Ukrainë është diçka që është diskutuar gjatë bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, Reuters citon presidentin Zelensky.
Por presidenti ukrainas shton se Ukraina ka refuzuar të diskutojë kërkesat e tjera ruse, siç është çmilitarizimi i Ukrainës.
Moska zyrtare kërkoi nga mediat që të mos transmetojnë këtë intervistë të presidentit ukrainas. Mediat të cilat e transmetuan, në Moskë janë shpallur si “agjentë të huaj”.
Rusia ka kërkuar vazhdimisht çmilitarizimin e Ukrainës si dhe ndalimin e përpjekjeve të saj për të bërë anëtare e NATO-s.
Negociata të reja pritet të nisin të hënën në Turqi në mes të Ukrainës dhe Rusisë./REL

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit