Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq, shpalli fitoren absolute në zgjedhjet në Ulqin të koalicionit “Për një fillim të ri”, i cili përbëhet nga URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare dhe Partisë Demokratike.
“Ulqini ka një kryetar të ri dhe quhet Omer Bajraktari. Siç e njoftuam, lista jonë është më shumë se dy herë më e fortë se vendi i dytë”, tha Abazoviq.
Ai tha se ulqinakët kësaj radhe nuk kanë pasur dilemë.
Ky është një fillim i ri për qytetin, një rrugë drejt pajtimit dhe përparimit”, tha Abazoviq.
Në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 qytetarë.
Sipas rezultateve preliminare, Lista e Koalicionit Shqiptar fitoi gjashtë mandate, ose 17.14 për qind, Mali i Zi Demokratik dy ulëse (7.22 për qind) dhe Aleanca Për një Fillim të Ri, e përbërë nga URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare dhe Partia Demokratike, 14 mandate (42.61 për qind). Forca fitoi pesë ulëse (14.28 për qind), dhe lista e kryesuar nga DPS gjashtë ulëse (18.74 për qind).

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit