Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Stradner: FSB-ja do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi, inteligjenca serbe dhe ruse po bashkëpunojnë për të ndalur studentët

The Geopost September 14, 2026 2 min read
Share the news

Analistja amerikane Ivana Stradner ka paralajmëruar për përfshirjen e shërbimeve serbe dhe ruse në procesin zgjedhor në Serbi, duke thënë se tashmë janë vërejtur përpjekje për të dëmtuar listën studentore dhe për të manipuluar opinionin publik transmeton Gazeta Express.

Stradner, e cila thotë se po i ndjek nga afër zhvillimet politike në Serbi, ka deklaruar se inteligjenca serbe është “plotësisht e përfshirë” në proces.

Sipas saj, llogari të rreme në rrjetet sociale po përdoren për të sulmuar listën studentore, ndërsa lista të rreme për mbledhjen e nënshkrimeve, me emra të ngjashëm, po shfrytëzohen për të krijuar konfuzion te qytetarët.

Ajo ka akuzuar gjithashtu presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se po rikthen atë që e cilëson si propagandën e zakonshme mediatike, duke përmendur rritjen e pagave dhe premtime për standard më të lartë jetese.

Megjithatë, Stradner vlerëson se studentët po reagojnë fuqishëm ndaj këtyre përpjekjeve dhe se mbështetja ndaj tyre nga qytetarët serbë po rritet.

Në të njëjtën kohë, analistja amerikane ka ngritur shqetësime për rolin e Rusisë në zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Ajo ka thënë se mediat ruse tashmë kanë parashikuar se presidentja e ardhshme e Serbisë do të jetë Ana Brnabić, duke pretenduar se në Moskë ekziston bindja se regjimi i Vuçiqit do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Kremlinin dhe se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës nuk janë në rrezik.

“Mos bëni gabim: FSB-ja do të bëjë gjithçka të mundshme për të ndërhyrë në zgjedhjet e Serbisë dhe për t’i ndaluar studentët të fitojnë”, ka shkruar Stradner.

Sipas saj, Rusia i ka ofruar Vuçiqit një lloj “pakete për ruajtjen e regjimit”, ndërsa shërbimet inteligjente serbe dhe ruse bashkëpunojnë ngushtë.

“Po i shoh taktikat ruse duke u shpalosur në Serbi. Loja është e qartë”, ka deklaruar ajo.

Deklaratat e Stradner vijnë në një kohë kur lëvizja studentore në Serbi po përpiqet të shndërrojë mbështetjen e saj publike në një alternativë politike, ndërsa pushteti i Vuçiqit po përballet me presion të vazhdueshëm politik dhe protesta.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?!
Next: Alarm për dron në Lituani, NATO ngrit avionët luftarakë – objekti rezulton të jetë tufë zogjsh

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE 3 min read
  • Lajme

Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE

The Geopost October 30, 2026
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi

The Geopost October 29, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.