Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Alarm për dron në Lituani, NATO ngrit avionët luftarakë – objekti rezulton të jetë tufë zogjsh

The Geopost September 14, 2026 2 min read
Share the news

Një alarm për një dron të dyshuar mbi Lituani ka vënë në lëvizje NATO-n, duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht aeroportin e Vilniusit dhe Aleancën të ngrejë të paktën një avion luftarak.

Megjithatë, ajo që fillimisht u identifikua në radar si një dron i mundshëm, pas verifikimit nga ajri rezultoi të ishte një tufë zogjsh, raportoi Reuters.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Krizave e Lituanisë bëri të ditur se alarmi ajror u anulua dhe aeroporti u rihap pas tridhjetë e tetë minutash.

“Në leximet fillestare të radarit, gjurmët e lëna nga zogjtë dhe dronët mund të jenë të ngjashme”, sqaroi Qendra.

Për verifikimin e objektit ishte aktivizuar një avion luftarak nga Šiauliai, në veri të Lituanisë. Në këtë zonë janë të vendosura aktualisht forcat ajrore italiane, si pjesë e misionit të NATO-s për mbrojtjen ajrore të Baltikut.

Edhe pse alarmi rezultoi i rremë, reagimi i shpejtë pasqyron nivelin e lartë të gatishmërisë në krahun lindor të NATO-s, në një kohë kur incidentet me dronë kanë shtuar shqetësimet e sigurisë në rajon.

Reuters raporton se dronë ushtarakë kanë hyrë në hapësirat ajrore të Finlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, duke nxitur shqetësime se pasojat e luftës në Ukrainë mund të shtrihen drejt kufijve veriorë të NATO-s me Rusinë.

Pavarësisht alarmit në kryeqytetin lituanez, Maratona e Vilniusit, e cila po zhvillohej në atë kohë, nuk u ndërpre./TheGeopost

Continue Reading

Previous: Stradner: FSB-ja do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi, inteligjenca serbe dhe ruse po bashkëpunojnë për të ndalur studentët
Next: SHBA-ja paralajmëron Serbinë për bashkëpunimin gjithnjë e më të ngushtë me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë

The Geopost October 7, 2026
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

The Geopost September 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.