NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje politike dhe praktike për Ukrainën, ka premtuar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenbeg në një bisedë me presidentin ukrainas, Vladimir Zelensky.
“Kam biseduar me Presidentin Zelensky për forcimin ushtarak të Rusisë pranë kufijve dhe në territorin e Ukrainës. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje politike dhe praktike për partnerin tonë të nderuar”, shkroi Stoltenberg në Twitter.
Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e Rusisë për “mospërshkallëzimin dhe dialog për të gjetur një zgjidhje paqësore”.
Kohët e fundit, Kievi dhe vendet perëndimore kanë shprehur shqetësim për shtimin e “veprimeve agresive” të Rusisë pranë kufijve të Ukrainës. Rusia ka mohuar akuzat për “veprime agresive” nga Perëndimi dhe Ukraina, duke deklaruar se nuk kërcënon askënd dhe nuk ka ndërmend të sulmojë askënd.
Shumë vende po furnizojnë Ukrainën me armë me vlerë disa miliardë dollarë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Francën, Poloninë, Turqinë, Republikën Çeke, Bullgarinë, Rumaninë, Estoninë dhe Lituaninë.

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën
Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit
Serbia shpërndan dezinformata për pavarësinë e Kosovës
Shtabi i Ushtrisë së Serbisë dezinformon për bashkëpunimin ushtarak Kroaci-Shqipëri-Kosovë
Zaharova dezinformon për Rezolutën 1244 dhe pavarësinë e Kosovës – narrativë politike e Kremlinit
Novosti dezinformon për takimin trilateral në Shkodër