Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Sllagjan Trajkoviq dënohet me dhjetë vjet burgim për krime lufte në Vushtrri

The Geopost December 26, 2025 2 min read
Share the news

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Sllagjan Trajkoviqit, duke e dënuar atë me dhjetë (10) vjet burgim për krime lufte të kryera në komunën e Vushtrrisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Trupi gjykues e shpalli Trajkoviqin fajtor për një pikë të aktakuzës, ndërsa për tri pika të tjera konstatoi se nuk është vërtetuar se ai i ka kryer veprimet për të cilat akuzohej. Sipas vendimit, në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur vendimin e gjykatës, duke theksuar se mbetet e përkushtuar në ndjekjen penale të krimeve të luftës në Kosovë, “me qëllim sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe vendosjen e përgjegjësisë penale për kryerësit, në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

Aktakuza ndaj Trajkoviqit ishte ngritur më 12 korrik 2023 nga Prokuroria Speciale, pas arrestimit të tij më 15 dhjetor 2022. Pas arrestimit, autoritetet në Serbi kishin deklaruar se Trajkoviq ishte ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Sipas Prokurorisë Speciale, krimet për të cilat Trajkoviq u akuzua janë kryer gjatë viteve 1998–1999 në fshatin Reznik të komunës së Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth. Aktakuza e ngarkonte atë se, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, kishte kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, torturë, trajtim mizor dhe çnjerëzor, mbajtje në kushte skllavërie, si dhe në dëbimin masiv të civilëve shqiptarë. Po ashtu, ai akuzohej për plaçkitje, djegie dhe shkatërrim të shtëpive të popullsisë civile shqiptare.

Në vitet e fundit, institucionet e Kosovës kanë intensifikuar ndjekjen penale të krimeve të luftës, përfshirë rritjen e numrit të aktakuzave në mungesë dhe shqiptimin e aktgjykimeve për këto vepra.

Në gusht të këtij viti, Prokuroria Speciale dorëzoi në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.

Gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998–1999, u vranë mbi 13 mijë civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Rreth 1.600 persona vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur, shumica prej tyre shqiptarë. Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare./TheGeoPost.

Tags: Kosovë Krime Lufte Sllagjan Trajkoviq

Continue Reading

Previous: Vota në këmbim të punës: Roli i Serbisë në manipulimin elektoral në Kosovë
Next: Vuçiq akuzon SHBA-në dhe Turqinë se po e armatosin Kosovën

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu 2 min read
  • Ballkan

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

The Geopost October 15, 2026
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb 2 min read
  • Ballkan

Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb

The Geopost October 15, 2026
Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni 2 min read
  • Ballkan

Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni

The Geopost October 15, 2026
Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur 12 min read
  • Ballkan

Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur

The Geopost October 15, 2026
Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve 10 min read
  • Ballkan

Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve

The Geopost October 14, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.