Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Vuçiq akuzon SHBA-në dhe Turqinë se po e armatosin Kosovën

The Geopost December 26, 2025 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë të përfshira drejtpërdrejt në armatosjen e shqiptarëve në Kosovë, duke pretenduar se qëllimi i tyre është kërcënimi i Serbisë dhe popullsisë serbe.

“Amerikanët po i armatosin shqiptarët në Kosovë, ashtu si edhe Turqia. Qëllimi është sulm ndaj Serbisë dhe popullsisë serbe,” deklaroi Vuçiq gjatë një fjalimi para ambasadorëve të huaj.

Ai po ashtu akuzoi Shqipërinë, Kroacinë dhe Kosovën se po krijojnë një “aleancë ushtarake” kundër Serbisë, duke vënë në pikëpyetje të drejtën e këtyre shteteve për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Sipas Vuçiqit, këto marrëveshje po zgjerohen edhe me Slloveninë, ndërsa po bëhen përpjekje për përfshirjen e Bullgarisë.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia vetëm gjatë vitit 2024 ka shpenzuar rreth 2.2 miliardë dollarë për ushtrinë, që përbëjnë 2.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke e bërë atë shtetin me shpenzimet më të larta ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, faktet në terren tregojnë se incidentet më serioze të armatosura në rajon lidhen me veprimet e strukturave serbe ndaj Kosovës.

Incidenti më i rëndë ndodhi në shtator të vitit 2023 në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter policor. Tre nga sulmuesit u vranë gjatë përleshjes.

Përgjegjësinë për sulmin e mori politikani dhe biznesmeni serb nga Kosova, Milan Radoiçiq, i cili ndodhet në Serbi dhe nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviq, Dragisha Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq për sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

Sipas aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviq kanë vendosur eksploziv në kanal, duke shkaktuar dëme serioze.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me FBI-në amerikane, ku analiza forenzike e dheut të gjetur në çizmet e të dyshuarve dhe ajo pranë vendit të shpërthimit ka vërtetuar praninë e tyre në vendin e ngjarjes.

Prokuroria Speciale thekson se provat dëshmojnë qartë se të pandehurit kanë kryer akt terrorist./TheGeoPost.

Serbian President Aleksandar Vučić:

Americans are openly and unambiguously arming Albanians in Kosovo and Metohija. Türkiye is also involved, delivering heavy weapons and everything else.

There is one single goal: directly threatening the Republic of Serbia and its territorial… pic.twitter.com/0TvfcoCZOe

— Clash Report (@clashreport) December 26, 2025

Tags: Aleksandar Vuçiq

Continue Reading

Previous: Sllagjan Trajkoviq dënohet me dhjetë vjet burgim për krime lufte në Vushtrri
Next: Vuçiq po e kthen njësinë elitare SAJ në milici partiake

Prokurori i OKB-së: Mbi 2,000 të dyshuar për krime lufte ende të pahetuar në ish-Jugosllavi 3 min read
  • Ballkan

Prokurori i OKB-së: Mbi 2,000 të dyshuar për krime lufte ende të pahetuar në ish-Jugosllavi

The Geopost June 13, 2026
Ish-sekretari Lord Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime 2 min read
  • Ballkan

Ish-sekretari Lord Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime

The Geopost June 12, 2026
NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë 5 min read
  • Ballkan
  • News

NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

The Geopost June 12, 2026
Frymë lirie: 27 vjet nga çlirimi i Kosovës 5 min read
  • Ballkan

Frymë lirie: 27 vjet nga çlirimi i Kosovës

The Geopost June 12, 2026
KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë 2 min read
  • Ballkan
  • News

KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë

The Geopost June 12, 2026
Dosja e Prokurorisë Speciale: Si kishte pasur koordinim Radoiçiq me Vuçiqin për barrikadat e 2022-ës në veri të Kosovës 6 min read
  • Ballkan

Dosja e Prokurorisë Speciale: Si kishte pasur koordinim Radoiçiq me Vuçiqin për barrikadat e 2022-ës në veri të Kosovës

The Geopost June 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.