Tifozët e klubit sportiv ‘Partizan’ të Beogradit, si dhe përfaqësues të organizatave patriotike-nacionaliste serbe, mbajtën një protestë para ambasadës së Ukrainës në Beograd, duke protestuar kundër glorifikimit të nazizmit në këtë vend të Evropës Lindore.
“Stop nazizmit në Ukrainë!”, “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi!” brohorisnin të pranishmit.
Në këtë protestë të paprecedent morën pjesë rreth 100 persona. Është Ukraina ajo që po i nënshtrohet kërcënimeve të vazhdueshme për invazion nga Rusia, që nuk është mjaftuar me aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, ndonëse komuniteti ndërkombëtar nuk e pranon sovranitetin e Rusisë në atë pjesë.
Protestuesit në Beograd e bllokuan rrugën pranë ambasadës për disa minuta, duke shpalosur portretin e Marshallit Fyodor Tolbukhin, i cili “çliroi” Jugosllavinë nga nazistët.
Patrulla të përforcuara të policisë ishin në detyrë jashtë ambasadës. Protesta kaloi pa incidente.
New protests near the Ukrainian embassy in Serbia, where far right groups promote “Stop Nazism in Ukraine!”, “Kosovo is Serbia, Crimea is Russia!” @UKRinSRB https://t.co/Uo7GtCKOT1
— Ivana Stradner (@ivanastradner) December 31, 2021

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman