Avionët luftarakë të NATO-s janë vënë në gatishmëri rreth 370 herë gjatë vitit 2021 në të gjithë Evropën, kryesisht për të kontrolluar avionët që fluturonin pa paralajmërim pranë hapësirës ajrore aleate. Rreth 80 për qind e misioneve, 290 në total, ishin në përgjigje të fluturimeve të avionëve ushtarakë rusë.
“Aeroplanët luftarakë të NATO-s janë në detyrë gjatë gjithë kohës, gati për t’u ngritur në rast të fluturimeve të paverifikuara pranë hapësirës ajrore të aleatëve tanë,” tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu. “NATO është vigjilente dhe ne gjithmonë do të bëjmë atë që duhet për të mbrojtur të gjithë aleatët.”
Shumica e parandalimeve në vitin 2021 ndodhën në rajonin e Balltikut, ku NATO operon një mision policor ajror për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. NATO ka misione të ngjashme për Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë. Aleatët ndihmojnë gjithashtu për të kontrolluar qiejt e Rumanisë, Bullgarisë dhe Islandës. Në përgjithësi, parandalimet ndodhën pa incidente ndërsa avionët e NATO-s ngriheshin për të identifikuar avionin që po afrohej dhe për ta shoqëruar atë jashtë zonës. Shumë pak fluturime të përgjuara hynë në hapësirën ajrore aleate.
Në të gjithë Evropën, mbi 60 avionë të NATO-s janë në gatishmëri të lartë në çdo kohë, të gatshëm për t’iu përgjigjur fluturimeve të paparalajmëruara ushtarake, si dhe ndaj avionëve civilë që humbasin komunikimin me kontrollorët e trafikut ajror për çfarëdo arsye – të cilat mund të variojnë nga problemet teknike deri te rrëmbimi i avionëve. NATO ka dy qendra të operacioneve ajrore – një në Gjermani, që mbulon Evropën veriore dhe një në Spanjë që mbulon jugun – të cilat monitorojnë të gjitha lëvizjet ajrore në të gjithë Evropën.
Burimi: NATO

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara