Burrat e mobilizuar në të gjithë Rusinë po i lënë fshatrat dhe qytetet e tyre të lindjes në klithmat dhe lotët e familjeve të tyre.
Në mediat sociale ka video të shumta nga pjesë të ndryshme të Rusisë që tregojnë burrat që hipin në autobusë që do t’i çojnë në qendrat e komandës ushtarake.
Ata shoqërohen nga familjarë, kryesisht bashkëshorte dhe fëmijë, të cilët janë të dëshpëruar për shkak të vendimit të fundit të autoriteteve ruse.
Dëshpërimi që mbretëron në të gjithë Rusinë ishte i dukshëm në protestat e organizuara dje në pjesë të ndryshme të vendit. Pasi Vladimir Putin deklaroi mobilizim të pjesshëm dhe detajet u zbuluan nga Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, Rusët u rebeluan kundër shkuarjes në luftë.
Më shumë se 1.311 njerëz në 38 qytete janë arrestuar në të gjithë Rusinë gjatë protestave kundër mobilizimit, tha Lëvizja ruse për të drejtat e njeriut OVD-Info. Ata thanë se të paktën 502 persona u arrestuan në Moskë dhe 524 në Shën Petersburg.
Mediat sociale dhe mediat e rralla opozitare në Rusi kanë postuar pamjet që tregojnë policinë duke arrestuar protestuesit ndërsa brohoritnin parulla kundër Putinit.
Vendimi për të mobilizuar pjesërisht shkaktoi një arratisje në panik nga Rusia në vendet e afërta, ashtu edhe një kërkim në panik për bileta avioni që arritën çmime rekord.
Madje, për një fluturim nga Moska në Beograd, çmimet e biletave dje arritën mes 1.600 dhe 5.600 dollarë.
Shumica e fluturimeve të Air Serbia midis Moskës dhe Beogradit u shitën dje. Sipas faqes së internetit të kompanisë, datat e para në dispozicion janë 25 dhe 26. shtator, dhe 9. Tetor./REL

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara