Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Qëllimet destabilizuese të Serbisë, fton të rinjtë për shërbim ushtarak vullnetar

The Geopost November 23, 2023 3 min read
Share the news

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë kanë shpallur konkurs për aplikantët për shërbimin vullnetar ushtarak me armë për vitin 2024.

“Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara janë nga 19 deri në 30 vjeç në vitin 2024 dhe që nuk kanë kryer më parë shërbimin ushtarak me armë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar ushtarak, si dhe për trajnimin ushtarak për oficerë rezervë. Kujtojmë gjithashtu se ka mbetur edhe pak kohë që të gjithë të interesuarit të aplikojnë për afatin e referimit në dhjetor. Kandidatët do të kenë mundësinë të kalojnë trajnime dinamike ushtarake, të tregojnë patriotizëm ndaj vendit të tyre dhe shërbimi vullnetar ushtarak është gjithashtu rruga më e shkurtër për t’u bërë pjesëtar profesionist i Forcave të Armatosura të Serbisë”, ka shkruar Ministria e Serbisë.

Ministria e Mbrojtjes ka treguar edhe shumën e pagës që do të marrin ushtarët.

“Ushtarët e ardhshëm presin gjithashtu një pagë mujore prej rreth 46,000 dinarë. Të gjithë ata që gjatë shërbimit vullnetar vendosin të aplikojnë për statusin e ushtarakut profesionist, presin procedura të shkurtuara dhe të thjeshtuara përzgjedhjeje dhe pranimi”.

Për të mos zbuluar më shumë informacion në lidhje me aplikimin për shërbimin vullnetar ushtarak, Ministria ka shkruar se kandidatët e interesuar mund të marrin në qendrat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Shpallja vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.

“Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë. Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq. Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore”.

Kurti tha se Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës.

Kryeministri i Kosovës tha se ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë.

“Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën. Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit “Bota Serbe”, të Vulinit e të Vuçiqit. Mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor. Drejtuesit e grupit terrorist, në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Gjatë vizitës në Shkup, Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ka vend për brengosje në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë për shkak të politikave agresive të Serbisë ndaj dy shteteve.

“Ky rajon është shumë i rëndësishëm për NATO-n, dhe ka arsyeje për brengosje. Shohim kërcënime për ndarje në Bosnjë e Hercegovinë, gjendje të brishtë të sigurisë në Kosovë dhe ngecje të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës. Shtete autoritare si Rusia po rrezikojnë integritetin demokratik me kërcënime kibernetike”, tha Stoltenberg në Shkup./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Ukrainasit akuzojnë Rusinë për rrëmbimin dhe indoktrinimin e fëmijëve ukrainas
Next: Stoltenberg thekson vigjilencën dhe gatishmërinë e NATO-s ndërsa përfundon turneun në Ballkan

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.