Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Policia e Kosovës mbrëmë ka parandaluar sulmin terrorist në veri të vendit

The Geopost June 24, 2023 2 min read
Share the news

Policia e Kosovës  mbrëmë ka parandaluar një sulm terrorist në veri të vendit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se “falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zveçanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”.

https://thegeopost.com/wp-content/uploads/2023/06/ssstwitter.com_1687623920222.mp4

Lidhur me këtë situatë Sveçla sot ka mbajtur edhe konferencë për shtyp, ku ka theksuar se “sundimi i ligjit për ne është prioritet, mbi bazën e të cilit po veprohet”, duke shtuar se sovraniteti i Republikës së Kosovës është i paprekshëm.

Ministri Sveçla bëri të ditur se në kuadër të këtij arsenali të armatimit ka shenja që ndërlidhen me, siç tha ai, grupe ilegale si: ‘Brigada e Veriut’, shenja dalluese të njësiteve ruse, radiolidhje të ngjashme me ato të konfiskuara në zyrën e Aleksandar Filipoviqit, (ishg-shef i njësisë së Operativit në Drejtorinë rajionale të veriut, i shpërblyer nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq), në Leposaviq.

Më tej, ministri Sveçla bëri të ditur se në ditët në vijim nga Qeveria e Kosovës do të kërkojë që organizatat si: “Mbrojtja Civile” e “Severna Brigada” të shpallen organizata terroriste, me çka lufta ndaj kërtyre organizatave do të jetë edhe më efikase./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vendet e BE-së bien dakord për paketën e sanksioneve kundër ndihmesëve të Rusisë
Next: Gjenero: Serbët janë të shqetësuar për rebelimin në Rusi, po përgatitej një përshkallëzim në Kosovë, gjithçka u zbulua në të njëjtën natë kur Prigozhin pushtoi Rostovin

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

The Geopost September 28, 2026
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

The Geopost September 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.