Bratislav Zhivkoviq, lider i çetnikëve serbë dhe pjesëmarrës në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe organizator i dërgimit të mercenarëve serbë në frontin e luftës në Ukrainë, është vrarë në kundërofensivën ruse në rajonin Kursk.
Zhivkoviq e kishte filluar karrierën e tij pro-ruse në vitin 2012, kur mori pjesë në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës.
Lideri i çetnikëve serbë kishte kaluar tri ditë në Maqedoninë Veriore, gjatë së cilës ai vizitoi edhe rrethin e Kumanovës, ku u zhvilluan luftimet në maj të vitit 2015. Gjatë qëndrimit atje, Zhivkoviq u takua me përfaqësuesit e shoqatave serbe dhe emëroi komandantin çetnik për rajonin e Kumanovës.
Pas konfliktit të Kumanovës, Zhivkoviq kishte deklaruar se do të organizonte vullnetarë nga Serbia për të luftuar shqiptarët. Ai ka tentuar të kalojë kufirin edhe në pikën kufitare Preshevë-Kumanovë, por nuk është lejuar nga policia serbe. Atij iu ndalua hyrja në 15 vende anëtare të NATO-s. Për vrasjen e tij kanë raportuar edhe mediat në Serbi.
The Geopost kishte raportuar më parë për Zhivkoviqin:

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin
“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin