Skip to content
The Geopost

The Geopost

Rythmic Geostrategic Tracking

  • LAJME
  • SIGURI
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • FACT CHECKING
  • Shqip
    • Shqip
    • Srpski
    • English
  • Siguri

Paramilitari Bratisllav Zhivkoviq – pjesëmarrës në vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe organizator për dërgimin e mercenarëve serbë në frontin e luftës në Ukrainë

VY February 23, 2023 3 min read
  • Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
  • Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
  • Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re)
  • Klikoni që t’i dërgoni një lidhje një shoku me email (Hapet në një dritare të re)
  • Klikoni për ta shtypur (Hapet në një dritare të re)

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë të hënës mbajti fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit. Përveç përfaqësuesve rusë, në adresimin e tij morën pjesë edhe të ftuar të shumtë, e në mesin e tyre ra në sy një burrë i veshur me uniformë ushtarake me dekorata të shumta dhe simbole çetnike.

Bëhet fjalë për Bratisllav Zhivkoviqin, një komandant 42-vjeçar i çetnikëve, forcave paramilitare serbe, i cili luftoi në krah të separatistëve pro-rusë në provincat Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë në 2014 dhe 2015, si pjesë e organizatës së ekstremit të djathtë “Unité Continentale”, shkruan The Geopost.

Dy shtetas francezë – Viktor Lenta dhe Nikola Peroviq – përmenden si themelues të “Unité Continentale”, që të dy ishin veteranë ushtarakë francezë.

Çetniku Zhivkoviq pretendon se ai ishte i ftuar në konferencën e Putinit si pjesëmarrës në një “operacion special ushtarak në Ukrainë”.

Ai thekson se është “i vetmi komandant serb që organizoi detashmentin çetnik dhe e çoi në Krime në vitin 2014”, duke shtuar se në të njëjtin vit ka marrë pjesë “në mbrojtjen e qytetit të Luhanskut dhe më 2018-në në mbrojtjen e Donetskut”.

Në pjesë të Ukrainës lindore, Moska inkurajoi një kryengritje separatiste në vitin 2014 dhe në ato krahina luftimet kanë vazhduar që atëherë midis forcave vendase dhe separatistëve pro-rusë.

Në vitin 2018, Zhivkoviq u arrestua në Serbi nën dyshimin se organizoi pjesëmarrjen e serbëve në konfliktet e armatosura në Ukrainë dhe u ofronte atyre 200 euro në muaj për këtë.

Ekstremisti po hetohet nga Prokuroria e Ukrainës, për rolin e tij në sulmet ndaj forcave ukrainase në provincat e lartpërmendura.

Informacioni i fundit për Zhivkoviqin u shfaq në media vitin e kaluar, kur u raportua se ishte plagosur rëndë dhe po trajtohej në Moskë dhe se në fjalimin e Putinit kishte mbërritur me paterica.

Në vitin 2017, Rumania e dëboi Zhivkoviqin dhe e ndaloi hyrjen në vend për 15 vjet pasi ai dyshohet se tregoi interes për të marrë informacione sekrete për instalimet dhe pajisjet ushtarake.

Ai u kap duke spiunuar dhe fotografuar radarët ushtarakë në bregun e Detit të Zi, duke u përpjekur të transmetonte koordinatat e tij GPS.

“Gjykata e Apelit në Bukuresht e shpall Bratisllav Zhivkoviqin të padëshirueshëm për 15 vitet e ardhshme në Rumani për shkak të rrezikimit të sigurisë kombëtare kur tentoi të spiunonte bazën ushtarake ‘Mihail Kogalniceau'”, thuhet arsyetimin e dëbimit të tij.

Pjesëmarrës në vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës

Për ekspertin e sigurisë, Agim Musliu ky çetnik është marionetë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Musliu thekson se Zhivkoviq karrierën e tij pro-ruse e kishte nisur gjatë vitit 2012, kur ishte bërë pjesëmarrës në vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës.

“Çetniku serb Bratislav Zhivkoviq, një nga marionetat e Aleksandar Vuçiqit, i cili para 2-3 ditësh ishte i pranishëm në fjalimin e diktatorit rus Vladimir Putinit në Moskë, e ka nisur karrierën e tij pro-ruse në Kosovë, përkatësisht në barrikadat serbe të vitit 2012, në veri të Kosovës”, pohon Musliu.

Zhivkoviqi i përfshirë në konfliktin e Kumanovës

Udhëheqësi i çetnikëve serb kishte qëndruar për tri ditë në Maqedoni të Veriut, ku gjatë kësaj kohe ka vizituar edhe lagjen e Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në maj 2015.

Gjatë qëndrimit aty, Zhivkoviq është takuar me përfaqësuesit e shoqatave serbe si dhe ka emëruar komandantin çetnik për rajonin e Kumanovës.

Zhivkoviqi pas konfliktit të Kumanovës kishte deklaruar se do të organizon vullnetaret nga Serbia për luftë kundër “terroristëve shqiptarë”.

Po ashtu, ai kishte tentuar ta kalonte kufirin në pikën kufitare Preshevë-Kumanovë, por nuk ishte lejuar nga policia Serbe.

Atij i është ndaluar hyrja në 15 vende anëtare të NATO-s. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Khodorkovsky paralajmëron se Putini mund të “baltojë ujërat” në Ballkan
Next: Propagandistët rusë po blejnë shenja të verifikimit blu të Twitter

NATO forcon mbrojtjen kibernetike të Bosnjës dhe Hercegovinës: Sheh Rusinë dhe Kinën si kërcënime të mundshme 4 min read
  • Siguri

NATO forcon mbrojtjen kibernetike të Bosnjës dhe Hercegovinës: Sheh Rusinë dhe Kinën si kërcënime të mundshme

The Geopost March 18, 2023
U dëbuan nga vendet e BE-së, u rishfaqën në Serbi – këta janë diplomatët rusë që ‘kanë gjetur shtëpi’ në Beograd 11 min read
  • Siguri

U dëbuan nga vendet e BE-së, u rishfaqën në Serbi – këta janë diplomatët rusë që ‘kanë gjetur shtëpi’ në Beograd

The Geopost March 13, 2023
Kompania Kaspersky e lidhur me shërbimet ruse të sigurisë do të instalojë ‘antivirusët’ në kompjuterët e Qeverisë së Bosnjës 3 min read
  • Siguri

Kompania Kaspersky e lidhur me shërbimet ruse të sigurisë do të instalojë ‘antivirusët’ në kompjuterët e Qeverisë së Bosnjës

The Geopost March 13, 2023
“Legija i vogël” Bratislav Dikic merr një post të ri: i akuzuar për grusht shteti në Mal të Zi, ai tani drejton JP Srbijašume 2 min read
  • Siguri

“Legija i vogël” Bratislav Dikic merr një post të ri: i akuzuar për grusht shteti në Mal të Zi, ai tani drejton JP Srbijašume

The Geopost March 10, 2023
Adhuron kriminelin Arkan dhe Crvena Zvezdan – ky është anëtari neo-nazist rus me nofkën ‘Serbi’ që ekzekutoi ushtarin e zënë rob ukrainas Tymofiy Shadura 3 min read
  • Siguri

Adhuron kriminelin Arkan dhe Crvena Zvezdan – ky është anëtari neo-nazist rus me nofkën ‘Serbi’ që ekzekutoi ushtarin e zënë rob ukrainas Tymofiy Shadura

VY March 10, 2023
Si politikanët e ekstremit të djathtë të Gjermanisë u bënë zëdhënësi i Kremlinit 5 min read
  • Siguri

Si politikanët e ekstremit të djathtë të Gjermanisë u bënë zëdhënësi i Kremlinit

The Geopost March 9, 2023
Tweets by theGeopost

logos_together

The Geopost is sponsored by the U.S. Embassy in Kosovo and the Bureau of Educational & Cultural Affairs (ECA) through their TechCamp Kosovo project implemented in partnership with FLOSSK.

The opinions, findings and conclusions stated herein are those of the author[s] and do not necessarily reflect those of the United States Department of State.”

The Geopost

Contact

  • info@thegeopost.com
  • Qendra Tregtare
    Bregu i Diellit, 10000 Prishtinë
Facebook-f Twitter Youtube

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.