Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje ka humbur garën për kryetar të Prishtinës. Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në pesë komuna – Prishtinë, Fushë Kosovë, Istok, Viti dhe Junik.
Partia Demokratike e Kosovës fitoi në komunat në Gllogoc, Dragash, Kaçanik, Prizren dhe Vushtrri.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi në Gjakovë, Klinë dhe Rahovec, ndërsa Nisma për Kosovën në Malishevë.
Lëvizja Vetëvendosje fitoi në katër komuna, në Gjilan, Podujevë, Shtimje dhe Kamenicë.
Në Komunën e Kllokotit, ku popullata është shumica serbe, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të 100 për qind të votave të numëruara, ka fituar Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe me 55,13 për qind të votave. Kandidati i GI Srpska narodna sloga Strahinja Spasic fitoi 44.87 përqind të votave.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 38% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 19:00 kur janë mbyllur qendrat e votimit.
Të dielën, më 14 nëntor, qytetarët e Kosovës zgjodhën kryetarët e komunave në 21 komuna.
Raundi i parë u mbajt më 17 tetor, ku u zgjodhën 17 kryetarë komunash. Në Kosovë ka gjithsej 38 komuna.
Të drejtë vote kishin 1.260.571 qytetarë të Kosovës.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë sot u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë të gjitha parregullsitë dhe shkeljet gjatë procesit zgjedhor.
“Nëse shihni ndonjë gjë, thuajeni. Të gjitha parregullsitë dhe shkeljet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, raportojini në Policinë e Kosovës, Prokurori, organet zgjedhore apo media”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Facebook.

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit