Qytetarët e 21 komunave të Kosovës do të marrin sot pjesë në raundin e dytë për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave për një mandate 4 vjecar. Më shumë se 1,2 milion qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, që përvec zgjedhjes së kryetarëve të komunave do të përcaktojnë edhe mbështetjen e qytetarëve për katër partitë më të mëdha në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi në mëngjes për një fillim të rregullt të procesit zgjedhor që po organizohet në 575 qendra të votimit me 1,638 vendvotime.
Në të gjitha komunat ku do të ketë raund të dytë sot, janë angazhuar edhe 114 ekipe mobile të cilët do t’iu mundësojnë votimin qytetarëve që për shkaqe të ndryshme nuk janë në gjendje të shkojnë në qendër të votimit. Procesi do të monitorohet nga 10,510 vëzhgues. Sikurse edhe në raundin e parë, edhe për këtë fazë qytetarët nga jashtë kanë pas të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje, dhe sipas KQZ-së rreth 1500 pako me fletëvotime janë dërguar tashmë.
Në një paraqitje para mediave në mëngjes, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Procesi i votimit mbyllet në orën 19, ndërsa fituesit do të dihen pak orë më vonë.

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit