Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën

The Geopost December 4, 2025 4 min read
Share the news

Serbia duhet të përshpejtojë në mënyrë të ndjeshme reformat në sundimin e ligjit dhe të zbatojë vazhdimisht ligjet e miratuara për mediat dhe listën e unifikuar të votuesve, sipas projekt-përfundimeve të Këshillit të Ministrave të BE-së mbi Serbinë dhe procesin e zgjerimit.

Siç raporton Danas, Drafti kujton vlerësimin e Komisionit Evropian se Serbia është teknikisht e gatshme për hapjen e grupit 3 të negociatave mbi konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse, por thekson se Këshilli i BE-së do t’i rikthehet kësaj teme në një moment të mëvonshëm, pa specifikuar afat për hapjen e grupit.

Dokumenti përmend se vendet anëtare do të vendosin mbi hapa të mëtejshëm bazuar në progresin shtesë të Serbisë, sidomos në sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, në përputhje me kornizën negociuese dhe raportin e progresit për vitin 2025.

Në draft, BE-ja shpreh shqetësim për tensionet dhe “polarizimin e thellë” në shoqërinë serbe, pengesat në fushën e lirisë së shprehjes dhe të medias, si dhe kërkon reforma konkrete në sundimin e ligjit. Bashkimi Evropian mirëpret që integrimi evropian mbetet interes strategjik i Serbisë, por thekson se Beogradi duhet ta dëshmojë këtë “me fjalë dhe vepra”, duke shfaqur vullnet politik dhe komunikim të qartë për procesin e integrimit.

Ministrat evropianë përmendin edhe “protestat masive” që u zhvilluan në Serbi pas incidentit në stacionin e trenit në Novi Sad. Edhe pse vlerësohet se liria e tubimit përgjithësisht respektohet, theksohet se ajo duhet të forcohet dhe se siguria e gazetarëve duhet të garantohet. Raportimet për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestave kërkojnë hetim të plotë dhe të paanshëm.

Serbia ftohet të krijojë kushte për dialog gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara, përfshirë shoqërinë civile, si dhe të sigurojë mbrojtje të të drejtave themelore, lirinë e medias dhe të drejtat e pakicave. BE-ja mirëpret miratimin e ligjeve të reja mediatike, por kërkon zbatim “në shkronjë dhe në frymë”.

Serbia po ashtu duhet të përfundojë me urgjencë emërimin e anëtarëve të Këshillit të REM-it dhe të angazhohet në luftimin e dezinformimit dhe manipulimit të jashtëm. Bashkimi Evropian vlerëson se nuk ka pasur progres në fushën e drejtësisë, ndërsa ka përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këshilli mirëpret ndryshimet në ligjin për Listën e Unifikuar të Votuesve, por nënvizon rëndësinë e zbatimit të duhur, sidomos përmes rishikimit të listës së votuesve. Serbia inkurajohet të miratojë rekomandimet e mbetura të ODIHR-it dhe Këshillit të Evropës për procesin zgjedhor.

Në pjesën për dialogun Kosovë–Serbi, theksohet qartë se përparimi i të dyja palëve drejt BE-së do të varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Ohrit, si dhe i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, “pa vonesë dhe pa kushte”. Serbia pritet të njohë dokumentet dhe simbolet e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2023 dhe të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç parashihet në nenin 4 të marrëveshjes.

BE-ja kërkon zgjidhje të koordinuar dhe transparente për statusin e shërbimeve publike të financuara nga Serbia në Kosovë, si arsimi dhe shëndetësia. Njëkohësisht, pritet që serbët të rikthehen në institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet – nga gjyqësori te policia.

Këshilli shpreh “shqetësim të thellë” që Serbia nuk i ka përmbushur pritjet sa i përket përgjegjësisë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator 2023.

Në draft përmenden edhe shqetësimet për dhënien e pasaportave serbe qytetarëve rusë përmes një procedure të përshpejtuar, duke u vlerësuar si rrezik potencial për sigurinë e BE-së.

Edhe pse vlerësohet rritja e pajtueshmërisë së Serbisë me politikën e jashtme të BE-së, kërkohet që Serbia të ecë më shpejt drejt përputhjes së plotë, veçanërisht me sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Serbia ftohet gjithashtu të shmangë veprimet dhe deklaratat që bien ndesh me qëndrimet strategjike të BE-së.

Ndihma që Beogradi i ofron Ukrainës mirëpritet, ashtu si edhe bashkëpunimi i mundshëm për parandalimin e anashkalimit të sanksioneve evropiane.

Sipas Këshillit, Serbia paraqet “nivel të mirë përgatitjeje” për përmbushjen e kritereve ekonomike dhe zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut.

Beogradi nxitët të vazhdojë me reforma strukturore dhe të forcojë kapacitetet për të përballuar konkurrencën brenda tregut të BE-së./Telegrafi/

Continue Reading

Previous: SHBA: Ballkani i ndjeshëm për shkak të ndikimit rus, Serbia të mbahet përgjegjëse për Banjskën
Next: Kallas e BE-së paralajmëron se Moska po përgatit “manualin” e Moldavisë për të ndikuar në zgjedhjet e Armenisë në 2026

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.