Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Batriceviq: Kishës Ortodokse Serbe ka rol kryesor në veprimet hibride të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi

The Geopost October 16, 2025 2 min read
Share the news

Boban Batriceviq deklaroi në Forumin 2000 se Kisha Ortodokse Serbe ka rol qendror në veprimet hibride të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi, duke shërbyer si platformë për përhapjen e narrativave pansllave dhe anti-perëndimore. Ai theksoi se përmes Kishës dhe mbështetjes politike e mediatike nga Beogradi dhe Moska, po tentohet delegjitimimi i identitetit malazez dhe instalimi i ndikimit serb në institucionet shtetërore.

Gjatë konferencës ndërkombëtare Forum 2000 që po mbahet në Pragë, drejtori ekzekutiv i WestBalkanNet dhe anëtari i Koalicionit Ndërkombëtar për Rindërtim Demokratik (ICDR), Boban Batriceviq, mori pjesë në panelin me temë “Feja dhe kërcënimi rus, dje dhe sot”, organizuar në bashkëpunim me Bibliotekën e Václav Havel-it.

Në fjalimin e tij, Batriceviq theksoi rolin e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në veprimet hibride të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi, duke e cilësuar këtë institucion fetar si mjetin kryesor të ndikimit kulturor dhe identitar serb në Malin e Zi.

“KOS është instrument qendror i projektit të ‘botës serbe’ në Mal të Zi, me funksion për të delegjitimuar historinë, kulturën dhe shtetësinë malazeze, duke shërbyer si platformë për normalizimin e narrativave pansllave dhe anti-perëndimore”, u shpreh ai.

Ai shtoi se pas dështimit të grushtit të shtetit në Mal të Zi në vitin 2016, Rusia ka kaluar në forma më të buta ndikimi përmes Kishës dhe partive politike pro-serbe. Sipas tij, zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 u fituan nga partitë që kishin qenë të përfshira në përpjekjet për grusht shteti, ndërsa qeveria e re u formua në një manastir nën kontrollin e Kishës Ortodokse Serbe, gjë që ka një simbolikë të qartë politike.

Batriceviq theksoi se kombësia malazeze është një nga pengesat kryesore për projektin hegjemoni të “botës serbe”, së bashku me identitetin boshnjak në Bosnje dhe shqiptar në Kosovë. Ai paralajmëroi se ndikimi serbo-rus përmes KOS-it dhe rrjeteve të tjera hibride përbën kërcënim serioz për sigurinë e Ballkanit dhe Evropës./GazetaExpress/

Continue Reading

Previous: A e identifikojnë Tajvanin si një vend të pavarur 60,000 hartat e sekuestruara nga autoritetet kineze?
Next: Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj kompanive ruse Lukoil dhe Rosneft

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska

The Geopost July 29, 2026
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi

The Geopost July 28, 2026
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe” 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”

The Geopost July 27, 2026
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë

The Geopost July 27, 2026
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi

The Geopost July 27, 2026
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara 4 min read
  • Botë
  • Lajme

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

The Geopost July 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.