Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka dezinformuar se “Perëndimi është përgjegjës për sulmin në ‘Rrjedha veriore 1’ dhe “Rrjedha veriore 2”, në përpjekje për të shkarkuar veten nga përgjegjësia.
Zakharova tha:
“Në temën e hetimit për devijimet në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, Perëndimi po shkarkon veten nga përgjegjësia. Detyra e Perëndimit është të shkarkojë veten nga përgjegjësia për sulmin terrorist në Nord Stream” tha Zakharova.
Analiza:
Deri më tani, nuk ka asnjë provë që lidh qeveritë perëndimore ose aleatët e tyre me sulmin e Nord Stream. Hetimet e kryera nga Gjermania, Suedia dhe Danimarka nuk treguan ndonjë përfshirje nga vendet perëndimore. Rusia, nga ana tjetër, nuk ka ofruar prova konkrete për të mbështetur pretendimet e tyre.
Gjermania, së bashku me vendet e tjera evropiane, po kryejnë në mënyrë aktive hetime të pavarura për sulmin e Rrjedhës Veriore. Këto hetime përfshijnë ekspertë ndërkombëtarë dhe janë kryer në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe profesionalizmit.
Deklarata të tilla vijnë në një kohë kur Rusia po përpiqet të largojë vëmendjen nga veprimet e saj dhe të destabilizojë besimin në institucionet perëndimore. Ky është vetëm një rast në serinë e përpjekjeve të Kremlinit për të krijuar një atmosferë mosbesimi ndaj Perëndimit.
/The Geopost

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu