Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Sputnik Serbia dezinformon: Prishtina po përgatit një kurth për Listën Serbe

The Geopost January 22, 2025 1 min read
Share the news

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të planifikuara për 9 shkurt 2025, mediumi rus Sputnik Serbia ka dezinformuar duke pretenduar “dëmtimin” e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit dhe Rusisë.

Siç shkruan Sputnik Serbia:

“Lista Serbe shumë lehtë mund të dëmtohet në zgjedhjet parlamentare të shkurtit në Kosovë sepse nuk ka kontroll adekuat mbi procesin zgjedhor, gjë që lë mundësinë për futjen e ‘votuesve fantazmë’ nga Prishtina. Albin Kurti po bën gjithçka që Lista Serbe të mos hyjë sërish në parlamentin e Prishtinës.”

Analiza:

Me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Bashkimi Evropian dërgoi më shumë se 200 vëzhgues për të garantuar transparencën dhe rregullsinë e zgjedhjeve në Kosovë. Misioni do të drejtohet nga Natalie Loiseau, një anëtare e Parlamentit Evropian, e cila do të drejtojë një ekip ekspertësh të ngarkuar me monitorimin e çdo aspekti të procesit zgjedhor.

https://president-ksgov.net/presidentja-osmani-pranoi-raportin-e-misionit-vezhgues-te-be-se-per-zgjedhjet-parlamentare-te-vitit-2025/

Qendrat e votimit do të jenë nën vëzhgim me video, ndërsa të gjithë votuesit do të duhet të regjistrohen e të ndjelin procedurat e votimit për të parandaluar votime të mundshme të dyfishta apo manipulime.

Pavarësisht këtyre hapave, Lista Serbe vazhdon të përhapë dezinformata dhe “parregullsi” duke u përpjekur t’i paraqesë zgjedhjet si të padrejta. Megjithatë, të dhënat zyrtare nga Bashkimi Evropian dhe institucionet e Kosovës nuk tregojnë ndonjë parregullsi.

G. venhari

Continue Reading

Previous: Lavrov dezinformon sërish: BE-ja dhe ShBA-ja po e detyrojnë Serbinë të heq dorë nga Rusia
Next: Vulin dhe Zakharova me propagandë për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit

The Geopost September 17, 2026
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë

The Geopost September 17, 2026
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

The Geopost August 28, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.