Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Propaganda gjatë javës që lamë pas, ja çfarë dezinformuan Lavrov, Petkoviq dhe “Večernje Novosti”

The Geopost July 29, 2024 3 min read
Share the news

Kosova dhe Ukraina ishin cak i propagandës serbe dhe asaj ruse gjatë javës që lamë pas. Për Kosovën dezinformoi Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, dhe portali “Večernje Novosti”. Ndërsa Krimea ishte ajo për të cilën dezinformoi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrorv.

Portali “Večernje Novosti” së fundi ka publikuar një artikull me titull “Duan të gjobiten familjet serbe me 8000 euro! Prishtina planifikon të sanksionojë të gjithë qytetarët që bojkotuan regjistrimin e fundit në Kosovë”. Artikull ky që përmban një sërë dezinformimesh dhe pretendimesh të pasakta në lidhje me keqpërdorimin e pretenduar të regjistrimit.

“Institucionet e Prishtinës keqpërdorën regjistrimin dhe përfshinin pyetje për ‘viktimat’ dhe ‘dëmtimet e luftës’ në pyetësor për të siguruar materiale për një padi kundër Beogradit, me të cilën ata vazhdimisht po kërcënojnë. Të dhënat janë kërkuar deri në qershor 1999 dhe do të thotë se vuajtjet serbe janë injoruar qëllimisht, pasi të gjitha vrasjet e serbëve, kidnapimet dhe grabitjet e pronës kanë ndodhur pas asaj periudhe, pra pas ardhjes së bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë… E ashtuquajtura Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk bëri as përpjekjen më të vogël për t’u siguruar që njerëzit tanë të paktën t’i kuptonin pyetjet, por qëllimi ishte thjesht zbatimi i ligjit zyrtarisht – se anketa gjoja ishte edhe në gjuhën serbe”, dezinformoi portali serb duke u munduar të mashtrojë opionin pasi dihet mirëfilli se regjistrimi përfshiu të gjitha qytetet e Kosovës dhe u bë thirrje që të regjistrohen të gjitha komunitetet.

Zyrtarët e Agjencisë Statistikore të Kosovës kanë ofruar trajnime për regjistruesit dhe mbikëqyrësit serbë të regjistrimit për të siguruar përfshirjen e komunitetit serb në regjistrim. Ndërkohë që ishte Beogradi zyrtar që bëri apel tek serbët e Kosovës që të mos regjistroheshin. Në mënyrë që të mos shihet numri i saktë i komunitetit serb që voton pa pengesa në zgjedhjet në Serbi dhe i sjell fitoren Vuçiqit dhe partisë së tij.

Në anën tjetër, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dezinformoi se gjoja pushteti i Albin Kurtit “sistematikisht pengoi dialogun dhe kryen dhunë të motivuar etnikisht kundër serbëve, veçanërisht në veri të Kosovës”.

Kjo deklaratë e tij erdhi si përpjekje që përmes dezinformatave të mbulojë të faktin se serbët që largohen nga Kosova e bëjnë një gjë të tillë kryesisht për shkak të presionit të Listës Serbe, Beogradit zyrtar apo për shkak të së kaluarës kriminale në Kosovë.

Komuniteti serb në Kosovë ka të drejta të garantuara me Kushtetutë, e cila garanton të drejtat për të gjitha pakicat, derisa autoritetet në vend vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët.

Nuk ka asnjë raport të verifikuar që të vërtetojë pretendimet e Petkoviqit për dhunë sistematike ndaj serbëve nga autoritetet e Kosovës.

Ndërsa një paralele mes Kosovës dhe Krimesë e hodhi rrejshëm ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ku përmes dezinformatave u përpoq të barazojë aneksimin e dhunshëm nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ai akuzoi Perëndimin dhe OKB-në për “standarde të dyfishta”./G.Venhari- The Geopost/

Continue Reading

Previous: Petkoviq dezinformon për politikën e Kosovës ndaj serbëve
Next: Rusia dezinformon për Perëndimin: Po synon ta destabilizojë Serbinë

“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman

The Geopost August 4, 2026
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës

The Geopost July 31, 2026
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe” 6 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”

The Geopost July 11, 2026
Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë” 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”

The Geopost July 7, 2026
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.